Kanceri dhe koronavirusi: Përballja me një sfidë të dyfishtë

Kanceri dhe koronavirusi: Përballja me një sfidë të dyfishtë

Hulumtimet e bazuara në të dhënat e ardhura nga Kina tregojnë se kanceri është një nga patologjitë që kanë më shumë rrezikshmëri nëse preken nga COVID-19.  Pacientët të cilët janë në kimioterapi aktive ose me radioterapi intensive, që janë duke u trajtuar me antitrupa ose trajtime të tera si targeted therapy apo kanë kaluar një  kirurgji së fundmi, janë veçanërisht më të rrezikuar pasi kanë sistem të dobët imunitar.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për sfidat që kjo situatë krijon për pacientët me kancer por edhe për ata që rrinë pranë tyre dhe i mbështesin. Në vendet ku COVID-19 po përhapet me shpejtësi dhe ashpërsi, gjithnjë e më shumë spitalet po detyrohen të ndalojnë disa trajtime të kancerit.

Për më tepër, përhapja e shpejtë dhe globale e virusit po i detyron qeveritë të marrin masa të drastike për të kufizuar udhëtimin dhe kontaktin midis individëve, si dhe kanë zvogëluar qasjen në spitale për të shmangur tendosjet e sistemeve shëndetësore.

Prandaj, pacientët me kancer që infektohen me koronavirusi, duke përjetuar simptoma potencialisht më të rënda, mund të mos marrin trajtimin për COVID-19 që u duhet, shkruan UICC (Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit).  Në dritën e kësaj situatë shumë të rëndë, UICC u bën thirrje të gjithëve që të marrin në konsideratë të gjithë popullsinë e prekshme si pacientë me kancer me sistem imuniteti të kompromentuar dhe të jenë në përputhje me udhëzimet e sigurisë shëndetësore, distancimit shoqëror dhe kontrollit. Ata duhet ta bëjnë këtë, jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për të ruajtur sistemet shëndetësore dhe të lejojnë të gjithë, përfshirë edhe më të prekurit, shansin më të mirë për të kapërcyer sfidat e imponuara nga kjo pandemi.

Si të përballojmë këtë dhe të qëndrojmë të shëndoshëm

Aktorë të shumtë të komunitetit të kancerit po mblidhen për të siguruar mbështetje dhe furnizime thelbësore për pacientët, në mënyrë që të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj koronavirusit dhe të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit psikologjik të pandemisë. Në veçanti, pacientët me kancer mund të drejtohen tek anëtarët e UICC në të gjithë botën për informacion dhe mbështetje në përballimin e stresit dhe pasigurisë shtesë të shkaktuar nga COVID-19.

UICC ofron rekomandime dhe udhëzime se si të minimizoni rreziqet. Rekomandimet e përgjithshme, të tilla si larja e rregullt e duarve për të paktën 20 sekonda dhe distancomi shoqëror, janë veçanërisht të rëndësishme për pacientët me kancer.

Përtej kësaj, pacientët me kancer duhet të:

  • Të konsultoheni me mjekun e tuaj shëndetësor në lidhje me çdo planifikim për trajtim; jo më shumë se një person duhet të shoqërojë një pacient me kancer për trajtim;
  • Kujdes me transportin. Pyesni nëse qendra e trajtimit ofron shërbim transporti. Kur udhëtoni, merrni të gjitha masat për të mbrojtur duart, gojën, sytë dhe për të mbajtur një distancë të sigurt nga të tjerët;
  • minimizoni kohën që kaloni në ambientet spitalore duke kryer konsultime në distancë, sa të jetë e mundur, ose të bëni teste rutinore (siç janë testet e gjakut) në zyrën e një mjeku të përgjithshëm;
  • Mbajeni sistemin imunitar sa më të fortë që është e mundur; flini gjumë mjaftueshëm (idale është 8 orë), bëni ushtrime nëse është e mundur, hani shëndetshëm, shmangni stresin, dhe sigurohuni që nëse keni të tjera shqetësime shëndetësore të mundshme (si diabeti apo presioni i gjakut)) të jenë nën kontroll.
  • Informoni mjekun tuaj nëse hu shfaqen simptoma, veçanërisht serioze siç janë vështirësitë në frymëmarrje;
  • Planifikoni përpara me ofruesit e kujdesit shëndetësor, familjen dhe miqtë për të adresuar nevojat e mundshme emergjente, duke u siguruar që çdo dokumentacion i nevojshëm është lehtësisht ti disponueshëm;
  • Nëse anëtarët e familjes shfaqin simptoma, ata duhet të dalin në dhoma të ndryshme dhe të mos e shoqërojnë në asnjë mënyrë pacientin në qendrën e trajtimit të kancerit. Si dhe zonat e përbashkëta me pacientin, duhet të dezinfektohen.