Zëri dhe puna e Rita Bocaj do të vazhdojë të dëgjohet, për të ndryshuar realitetin e grave me kancer gjiri në Shqipëri. Rita ishte një nga gratë dhe anëtarët më aktive të Europa Donna Albania. E gatshme për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin......

Europa Donna Albania

“Europa Donna Albania ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë së jetës të grave me kancer gjiri, duke siguruar ndihmë dhe duke frymëzuar shpresë. Nëpërmjet advokimit dhe lobimit kjo organizatë ka si qëllim të plotësoje kushtet dhe nevojat që i takojnë pacienteve me kancer gjiri.”

Zëri Ynë

Europa Donna Albania përfaqëson të drejtat e grave me kancer gjiri në Shqipëri dhe është bërë zëri i tyre deri në instancat më të larta vendimmarrëse. Duke qenë pjesë e Koalicionit Evropian të Kancerit të Gjirit-EUROPA DONNA, ne jemi të përfaqësuar deri në Komisionin Evropian.

Aktivitete dhe Projekte

EDA ka zhvilluar një fushatë aktive të advokimit dhe lobimit në Shqipëri. Ka organizuar aktivitete dhe fushata me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për kancerin e gjirit si përmirësimin e cilësisë së jetës tyre dhe ka vënë në qendër problematikat e pacienteve që trajtohen në shtet.

Qëllimet tona:

Advokim dhe Lobim

Fushata për sigurimin e trajtimit optimal. Nëpërmjet advokimit dhe lobimit EDA ka si qëllim të plotësoje kushtet dhe nevojat që i takojnë pacienteve me kancer gjiri.

Promovim

Të promovojë shpërndarjen dhe shkëmbimin e informacionit faktik dhe të përditësuar mbi kancerin e gjirit në të gjithë Shqipërinë.

Sensibilizim

Të theksohet nevoja për diagnostikimin e hershëm nëpërmjet aktiviteteve e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese.

Kujdes cilësor

Të sigurohet kujdes dhe mbështetje cilësore gjatë dhe pas trajtimit.

Përfaqësim

Përmirësim i cilësisë se jetës së grave me kancer gjiri. EDA është zëri i pacientëve dhe do të çojë zërin dhe shqetësimin e tyre në institucionet përgjegjëse.

Mbështetje

Mbështetje dhe informacion për gratë me kancer gjiri duke ofruar dhe vënë në shërbim të gjitha mënyrat e komunikimit për të adresuar problemet e tyre.

Pacientet në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht barrierave gjeografike, ekonomike, sociale, mund të komunikojnë, drejtpërdrejtë me stafin e organizatës në Tiranë, për të marrë informacion në kohë reale për çdo problematikë që lidhet me këtë target grup pacientësh. Në përputhje edhe me politikat e shëndetësisë, në vitet e fundit, ku një buxhet i konsiderueshëm është investuar në digjitalizim , për të ndihmuar dhe lehtësuar qytetarët në aksesin ndaj informacionit rreth shëndetit të gjirit, Europa Donna Albania sjell një format risi. Pacientet në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht barrierave gjeografike, ekonomike, sociale, do të mund të komunikojnë, drejtpërdrejtë me stafin e organizatës në Tiranë, për të marrë informacion në kohë reale për çdo problematikë që lidhet me këtë target grup pacientësh. Kjo inisiativë do jetë një ndihmë e madhe për vetë pacientet duke ua lehtësuar komunikimin me EDA.

 Bëj një donacion për Europa Donna Albania

Behu edhe ti pjese!