Zhvillohet për herë të parë “Race for the Cure Albania”

Zhvillohet për herë të parë “Race for the Cure Albania”

Sot,(26.09.2020) u zhvillua për herë të parë “Race for the Cure Albania” në Tiranë në një aktivitet simbolik për shkak të rrethanave të kushtëzuara prej pandemisë së COVID-19.

Europa Donna Albania zhvilloi këtë aktivitet në vigjilje të Tetorit Rozë, bashkë me 36 organizata të tjera europiane në 32 shtete të ndryshme të Europës. “Race for the Cure” (Gara për Kurën) është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Europë e ne botë, ku në Europë. Të mbijetuara të kancerit të gjirit, vajza e gra që e po e luftojnë këtë sëmundje, miq, familjarë e kolegë bashkohen për të festuar për jetën dhe për të nderuara ata që kemi humbur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhemi për shkak të pandemisë apo dhe kushteve atmosferike të cilat ditën e djeshme nuk ishin aspak të favorshme, ishin shumë të pranishëm në Garën e parë për Kurën në Shqipëri. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Presidenca dhe Bashkia e Tiranës, ishin të pranishëm në aktivitet ku thanë dhe fjalën e tyre duke nënvijëzuar ndër të tjera se sa e rëndësishme është kujdesi për veten dhe shëndetin e gjirit.

Falenderimi më i veçantë shkon për të gjithë ata që janë regjistruar në këtë garë duke kontribuar në një nga kauzat më të rëndësishme siç është kjo e kancerit të gjirit dhe të gjithë ato që morën pjesë në garën simbolike duke ecur apo duke vrapuar. Falenderimi shkon dhe për Bashkinë e Tiranës që bashkëpunoi për zhvillimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu, falenderojmë partnerët tanë Hoffman La- Roche dhe Pfizer.

« of 13 »