Europa Donna Albania dhuron shpresë dhe flokë për gratë me kancer

Europa Donna Albania përmbylli tetorin, muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me aktivitetin e dhurimit të parukeve. “Dhuro flokë! Fal shpresë” ishte fushata e dhurimit të flokëve që u iniciua një vit më parë nga EDA, ku shumë vajza dhuruan flokët për gratë me kancer gjiri të cilat i kanë humbur për shkak …

Europa Donna Albania përmbylli tetorin, muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me aktivitetin e dhurimit të parukeve.

“Dhuro flokë! Fal shpresë” ishte fushata e dhurimit të flokëve që u iniciua një vit më parë nga EDA, ku shumë vajza dhuruan flokët për gratë me kancer gjiri të cilat i kanë humbur për shkak të trajtimit me medikamente të forta.

Paruket janë bërë të gjitha me flokë natyral me punim dore nga Marlin Lako.

Dhoma “Zen” e cila është dekoruar nga Europa Donna Albania e konceptuar si një dhomë pritje për pacientët, ishte ambient që priti të ftuarit, pacientët dhe stafin mjekësor në aktivitetin e zhvilluar sot në Onkologjik, QSUT.

Paruket iu dhuruan direkt pacienteve dhe familjarëve të tyre.

Në luftën e tyre të madhe ku dhe pamja luan rol të madh psikologjik, një paruke ua gëzoi jo pak fytyrat e trishta luftarake.

Book a Consultation

It’s easy and free!

Tags:

euklid

euklid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *