Mamografi falas në tetor, evidentohen raste me nodus

Mamografi falas në tetor, evidentohen raste me nodus

Gjatë muajit tetor, Europa Donna Albania në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik ofruan mamografi falas për gratë. Makina lëvizëse u vu në shërbim të organizatës nga ISHP-ja në datën 14 tetor.

Kontrolli i herëpashershëm i gjirit është shumë i rëndësishëm ndaj dhe Europa Donna Albania bën shpesh thirrje që të bëhen vizita të shpeshta sepse është shumë e rëndësishme që kanceri i gjirit të kapet në kohë. Për këtë arsye, Europa Donna Albania ofroi mamografi falas me bashkëpunimin e ISHP-së.

Vetëm në një ditë janë gjetur dy raste me nodus në gji*.

Pas kontrolleve me mamografi që u zhvilluan me datën 14 tetor, interesi i grave u rrit duke kërkuar që të bëjnë mamografi. Kjo është një përgjigje pozitive ndaj aktiviteteve tona dhe pasqyrimit të tyre në media, duke ndikuar në ndërgjegjësimin e grave.

*Shënim: Noduset e gjirit janë relativisht të shpeshta dhe krijohen nga shkaqe të ndryshme që mund të jenë patologjike port ë jenë gjithashtu dhe fiziologjike. Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se shumica e noduseve të gjirit nuk janë kancer, por patologji të tjera beninje. Por vetëm një numër relativisht i vogël është kanceroz në raportin 1 me 10.