më 21 mars 2025, Europa Donna Albania mblodhi së bashku pacientë, përfshirë dhe ekspertë mjekësorë në një aktivitet frymëzues që kishte në fokus ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe të mushkërive, diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen për pacientët. Gjatë eventit edukues, ndamë njohuri, shkëmbyem histori personale dhe zhvilluam diskutime që ishin jo vetëm informuese, por …
më 21 mars 2025, Europa Donna Albania mblodhi së bashku pacientë, përfshirë dhe ekspertë mjekësorë në një aktivitet frymëzues që kishte në fokus ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe të mushkërive, diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen për pacientët.
Gjatë eventit edukues, ndamë njohuri, shkëmbyem histori personale dhe zhvilluam diskutime që ishin jo vetëm informuese, por edhe thellësisht emocionale dhe prekëse. Këto momente na kujtuan forcën që gjendet në solidaritet dhe rëndësinë e fuqizimit të pacientëve përmes edukimit dhe mbështetjes.
Së bashku, vazhdojmë të advokojmë për akses më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe luftimin e pabarazive në sistemin shëndetësor, me një përkushtim të palëkundur ndaj komunitetit tonë.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij eventi dhe dy folëseve të eventit @drklevaqeraj @kozetakule




