About Us

Rreth Nesh

Europa Donna Albania – Shoqata Shqiptare për Luftën kundër Kancerit të Gjirit është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse e shoqërisë civile, e cila bën pjesë në koalicionin europian Europa Donna – The European Breast Cancer Coalition. EDA bashkon gra të shëndetshme, paciente me kancer gjiri dhe kancer vezoresh, individë dhe institucione profesionale në Shqipëri që punojnë në fushën e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve. Përmes advokimit, edukimit dhe mbështetjes, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe të ndikojmë në përmirësimin e politikave shëndetësore për një kujdes sa më cilësor ndaj pacientëve.