About Us

Misioni dhe Vizioni

Misioni ynë është të mbrojmë dhe fuqizojmë gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve, duke siguruar akses të barabartë në parandalim, diagnostikim dhe trajtim cilësor. Përmes advokimit dhe bashkëpunimit me institucionet, ne punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve dhe për të forcuar mbështetjen psiko-sociale për ta dhe familjet e tyre.

Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo grua ka akses të garantuar në kujdes shëndetësor të standardizuar dhe të avancuar, duke eliminuar pabarazitë dhe rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit të gjirit.