Balkan Forum for Breast Cancer – Regional Meeting

Sara Bojanić
Delegat Kombëtar of Europa Donna Serbia
Sara Bojanić është Delegate Kombëtare e Europa Donna Serbia dhe një advokuese e pacienteve me kancer gjiri në Serbi. Me profesion në fushën e komunikimit, aktualisht ajo po ndjek studimet master në Shëndet Publik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Beogradit.

Përveç angazhimit të saj për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e pacienteve me kancer gjiri, Sara ka një pasion të veçantë për programet parandaluese dhe përmirësimin e edukimit shëndetësor. Me Europa Donna Serbia, ajo po zhvillon një mjet digjital navigimi, i cili synon t’i udhëheqë pacientet përmes sistemit shëndetësor serb. Ky aplikacion u ndihmon grave të orientohen më lehtë dhe me më shumë siguri, duke sqaruar të drejtat e tyre, duke thjeshtuar terminologjinë mjekësore dhe duke forcuar komunikimin me profesionistët e shëndetësisë, duke u dhënë atyre më shumë kontroll mbi rrugëtimin e tyre të trajtimit.  
Dr. Brunilda Profka Haxhiu
Zëvendësdrejtore e Klinikës së Onkologjisë dhe Shefe e Pranimit të Pacientëve në Radioterapi
Dr. Brunilda Profka Haxhiu është onkologe klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku shërben si Zëvendësdrejtore e Klinikës së Onkologjisë dhe Shefe e Pranimit të Pacientëve në Radioterapi. Ajo është gjithashtu asistente pedagoge në Universitetin e Prishtinës dhe kandidate për doktoraturë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me fokus në kancerin e gjirit.

Interesat e saj klinike përfshijnë kanceret gjinekologjike dhe të gjirit, SBRT-në dhe radioterapinë në vende me burime të kufizuara. Karriera e saj përfshin përvojë në Clinica Universidad de Navarra (Kampi i Madridit) në terapinë me protone për të rritur dhe fëmijë. Aktualisht, ajo është e regjistruar në programin ESO Certificate of Advanced Studies in Gynecological Cancers (2025–2026) dhe ka përfunduar një sërë trajnimesh të avancuara përmes ESTRO, ESMO dhe ESO.

Dr. Haxhiu është Ambasadore e ESO, anëtare e grupit të fokusuar për kancerin e gjirit në ESTRO dhe ESCO fellow. Ajo kontribuon në politikat shëndetësore kombëtare dhe shërben si recensente për revista ndërkombëtare onkologjike. Puna e saj shtrihet nga praktika klinike, tek kërkimi akademik dhe avokimi për kujdesin onkologjik.
Dr. Entela Ramosaçaj
Zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Entela Ramosaçaj është specialiste e sëmundjeve infektive me mbi 20 vite përvojë dhe një nga ekspertet kryesore në fushën e saj. Ajo ka përfunduar studimet dhe specializimin në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Që prej vitit 2008, ajo është pedagoge në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe në fushën e Vaksinimit. Aktualisht, ajo shërben si Zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku kontribuon në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Marsida Mulaj
Drejtuese e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor në FSDKSH

Marsida Mulaj, MSc.MD., është Mjeke e Përgjithshme dhe Specialiste e Shëndetit Publik, aktualisht duke shërbyer si Drejtore e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Shqipërisë. Ajo mbikëqyr një rrjet të gjerë të qendrave shëndetësore parësore dhe spitaleve publike, duke punuar për të siguruar akses të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore.

Ajo ka ekspertizë të fortë në ekonominë dhe financimin e shëndetësisë, të cilën e aplikon në zbatimin e reformave të synuara për përmirësimin e qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe mbulimit të sistemit shëndetësor shqiptar.

Fjordi Bisha
Menaxher i Veprimit të Përbashkët BE/WBF

Fjordi Bisha është inxhinier ndërtimi me një eksperiencë të fortë në infrastrukturë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve, i përkushtuar sot në forcimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Që prej vitit 2021, ai menaxhon Veprimin e Përbashkët BE/WBF pranë Fondit të Ballkanit Perëndimor, duke udhëhequr iniciativa që fuqizojnë organizatat e shoqërisë civile, nxisin bashkëpunimin ndërkufitar dhe mbështesin zhvillimin gjithëpërfshirës. Më herët, ai ka këshilluar Ministrin e Infrastrukturës së Shqipërisë mbi politika dhe reforma strategjike, duke sjellë ekspertizë teknike dhe njohuri praktike në përpjekjet për zhvillim kombëtar.

Biba Shrepflera
 

Biba Shrepfler është një menaxhere projektesh, advokuese e pacientëve dhe konsulente me mbi 18 vite përvojë në zhvillimin e projekteve shëndetësore, lidership, mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe zbatimin e strategjive globale të shëndetit.
E njohur mes organizatave të pacientëve si një avokate e pasionuar, e shtyrë nga dëshira për të përmirësuar rezultatet për pacientët dhe fuqizuar të mbijetuarit nga kanceri, ajo ka ndërtuar bashkëpunime të suksesshme ndërkombëtare, ka avancuar ndërgjegjësimin dhe trajtimin e kancerit në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe ka organizuar iniciativa të mëdha shëndetësore.

Biba ka zhvilluar strategji inovative për të angazhuar qeveritë, politikëbërësit, institucionet e shëndetit publik, OJQ-të dhe komunitetet, duke lidhur boshllëqet kritike në politikat shëndetësore, parandalimin e kancerit, trajtimin dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Përvoja e saj e gjerë përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, advokimin dhe programet e trajnimit, me njohuri të thelluara mbi sistemet shëndetësore në rajon dhe një mendësi strategjike për zhvillimin e politikave. Si ligjëruese dhe trajnere në forume kombëtare dhe ndërkombëtare, Biba amplifikon zërat e pacientëve me kancer, nxit bashkëpunimin ndër-sektorial dhe punon pa u lodhur për të forcuar sistemet shëndetësore dhe avokimin e pacientëve, me fokus të veçantë në Evropën Qendrore, Lindore dhe Ballkan.

Orges Spahiu, MD, PHD
Shefi i Njësisë së Radioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë

Dr. Orges Spahiu është Shefi i Njësisë së Radioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e vetmja qendër publike e Radioterapisë në Shqipëri. Me mbi 24 vite përvojë si Onkolog-Radioterapeut, ai ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e shërbimit kombëtar të Radioterapisë, duke udhëhequr modernizimin e infrastrukturës dhe trajnimin e brezave të rinj të mjekëve.

Dr Spahiu mban titullin Doktor i Shkencave Mjekësore nga “Universiteti i Torinos” dhe është vazhdimisht i angazhuar në projekte kërkimore ndërkombëtare, veçanërisht në trajtimin multidisiplinar të kancerit të gjirit, kokë-qafës, Sarkomave, traktit Gastro-Intestinal dhe onkologjisë pediatrike. Ai eshte gjithashtu kontribues aktiv në programe të IAEAs, ESTROs, ASCOs, e-COST, ERASMUS etc.

Prof. Tit Albreht, M.D., Ph.D.
Shef i Qendrës për Kujdes Shëndetësor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Sllovenisë

Prof. Tit Albreht, M.D., Ph.D. në Kërkime të Shërbimeve Shëndetësore në Universitetin e Amsterdamit, është Shef i Qendrës për Kujdes Shëndetësor në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Sllovenisë, si dhe Studiues i Lartë në fushën e kërkimeve të shërbimeve shëndetësore, politikave shëndetësore dhe kërkimeve mbi sistemet shëndetësore. Ai është anëtar i Komitetit Shkencor të EUPHA-s.

Ka shërbyer si President i Shoqatës së Mjekësisë Parandaluese të Sllovenisë gjatë viteve 2016–2022 dhe aktualisht është President i Shoqatës Evropiane të Shëndetit Publik për mandatin 2024–2026. Ai ka qenë koordinator shkencor i katër projekteve të politikave të kancerit të Bashkimit Evropian (Joint Actions), ndërsa aktualisht është bashkë-drejtues i Work Package në Joint Action mbi Rrjetin e Qendrave të Përgjithshme të Kancerit në BE.

Ai është gjithashtu profesor i asociuar i shëndetit publik në të dy fakultetet e mjekësisë në Slloveni, si dhe në Fakultetet e Shkencave Shëndetësore në Maribor dhe Jesenice.

Assoc. Prof. Vesna Ramljak, MD, PhD
.  

Vesna Ramljak, MD, PhD është patologe, Shefe e Departamentit të Citologjisë në Qendrën Universitare Sestre Milosrdnice, Spitali Universitar për Tumore, në Kroaci. Me përvojë të gjerë në ultrazë dhe biopsi të udhëhequra me ultrazë (FNA), veçanërisht në diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit dhe tiroideve.

Ajo është gjithashtu presidente e Europa Donna Kroacia dhe ish-anëtare e Bordit Evropian të Europa Donna-s për dy mandate ekzekutive. Vesna Ramljak është dhe profesoreshë e asociuar e mjekësisë si edhe bashkëpunëtore e lartë shkencore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit. Ajo është gjithashtu profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Zagrebit. Është një advokuese e pasionuar e pacienteve me kancer gjiri në Kroaci.

Puna e saj përfshin praktikën klinike, kërkimin akademik dhe avokimin në kujdesin ndaj kancerit të gjirit. Ajo është themeluese e modelit “Diagnostikimi një-ditor i kancerit të gjirit” me qëllim të shkurtimit të kohës ndërmjet ekzaminimeve të ndryshme diagnostike dhe reduktimit të stresit psikologjik.

Dr. Ramljak ka marrë pjesë gjithashtu në krijimin e kuadrit strategjik për luftimin e kancerit në Kroaci, si në cilësinë e mjekes, ashtu edhe si përfaqësuese e pacienteve.