Si të merrni pjesë në “Race for the Cure Albania”

Si të merrni pjesë në “Race for the Cure Albania”

Secili nga ju mund të krijojë skuadrën e saj/tij kudo ku ndodhet, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë dhe mund të ecë 3 km ose të vrapojë 7 km në datat 25, 26 dhe 27 Shtator 2020, në parkun e qytetit, në lagje, në palestër apo kudo ku ka dëshirë. Kjo ecje ose vrapim bëhet në emër të vajzave dhe grave me kancer gjiri që e kanë fituar këtë betejë, po luftojnë me këtë sëmundje apo në emër të dikujt që ka humbur luftën me kancerin e gjirit.

Si mund të merrni pjesë?

Regjistro skuadrën tënde

Shko tek Merr pjesë dhe regjistrohu për 3 km ecje ose 5 km vrap duke ndjekur udhëzimet Në momentin që bëni regjistrimin, atëherë bëheni kapiten i skuadrës suaj. Gjatë regjistrimit trego se ku do të zhvillohet ecja juaj 3 km ose vrapimi prej 5 km (qyteti, vendi) Përzgjidhni organizatën e kancerit (të gjirit) që doni të mbështesni (që për Shqipërinë është Europa Donna Albania).

Shto informacione për ekipin: foto, linkun e website-t tuaj ose rrjetet sociale (nëse e keni) ku do promovoni ecjen apo vrapimin. Tregoju njerëzve pse je i motivuar të vraposh apo të ecësh për të mbështetur pacientët me kancer gjiri. 

Dedikojani vrapimin ose ecjen një personi të veçantë, miku, punonjësi të kujdesit shëndetësor, … ky person do të marrë një “Medalje Fitoreje” përmes postës elektronike dhe do të përmendet në faqen e ekipit tuaj (opsionale).

Paguaj online në fund të regjistrimit dhe merrni konfirmimin me kodin e ekipit përmes postës elektronike. Ky kod unik është çelësi për të menaxhuar faqen e ekipit dhe për të shtuar anëtarët e ekipit në çdo kohë.

Ftoni dhe shtoni miqtë, familjen, kolegët, miqtë e sportit në ekipin tuaj. Mund ta bëni këtë tani ose më vonë: sa më i madh të jetë ekipi juaj, aq më mirë!

Krijoni një lëvizje rozë në internet dhe përgatituni për “Garën tuaj për Kurën”

Ju mund të ecni ose vraponi përreth lagjes,fshatit ose qytetit tuaj, ose brenda  një hapësire të caktuar, në palestër, … jeni i lirë të shkoni kudo ku t`ju çojnë këmbët, për sa kohë që respektoni udhëzimet e koronës që zbatohen në vendin ose rajonin tuaj

Me faqen e ekipit që keni krijuar, mund t’u tregoni njerëzve për vrapimin ose ecjen tuaj dhe t’i ftoni ata t`i bashkohen ekipit. Gjithashtu mund të ftoni kontaktet tuaja për të bërë një donacion që të sponsorizojnë vrapimin apo ecjen tuaj.

Frymëzohuni nga ekipet e tjera dhe lidhuni me njerëz nga qyteti ose vendi juaj duke përdorur motorin e kërkimit në faqen kryesore

Bëj qejf, krijo një lëvizje rozë: kur stërvitesh me miqtë, familjen apo kolegët tuaj, bëni foto ose video ose bëni një video me smartphone për ta ndarë në Facebook, Instagram ose TikTok duke përdorur hashtagun #RFTC2020

Gara për Kurën 2020

Më 25, 26 dhe 27 Shtator ecim 3km ose vrapojmë 5km për të mbështetur pacientët me kancer gjiri në të gjithë Evropën. Le të krijojmë një pushtim rozë në Facebook, Instagram dhe TikTok me imazhe të njerëzve kudo në Evropë duke vrapuar apo duke ecur në Garën e tyre për Kurën

Të dielën më 27 Shtator do të keni mundësinë të ndiqni drejtpërdrejt Garën për Kurën në këtë faqe interneti: Think Pink Europe