Shqipëria, për herë të parë pjesë e “Race for the Cure”

Shqipëria, për herë të parë pjesë e “Race for the Cure”

Europa Donna Albania është bërë pjesë e “Race for the Cure” për herë të parë këtë vit (2020). Duke u anëtarësuar në Think Pink Europe, “Gara për Kurën 2020” do të zhvillohet edhe në vendin tonë, që për shkak të pandemisë së COVID-19 do jetë jo në dimensionet e një aktiviteti gjigant – siç edhe është tradita e kësaj ecjeje/vrapimi ndër vite në shumë shtete të tjera europiane.

Ky event do të zhvillohet në 30 shtete të Europës dhe “Race for the Cure” është ngjarja më e madhe sportive europiane për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e grave. Ndihmon organizatat dhe institucionet të mbledhin fonde për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Çdo vit, 500,000 raste të kancerit të gjirit diagnostikohen rishtazi në Evropë dhe 130,000 njerëz vdesin si rezultat i kësaj diagnoze, kështu që këto burime janë vendimtare. Sot edhe më shumë se kurrë!

Race for the Cure sjell së bashku vajzat dhe gratë e kuruara, familjen dhe miqtë për një shëtitje 3 km ose një vrapim prej 5 km. Gratë që e kanë kaluar këtë sfidë festojnë fitoren e tyre ndaj kancerit të gjirit, pjesëmarrësit mbështesin të dashurit e tyre të prekur nga sëmundja dhe përkujtojnë të dashurit që kanë vdekur.

E bukura e këtij aktiviteti është se të gjithë mund të bëhen pjesë, kudo ku ndodhen. Edhe jashtë Shqipërisë dhe të ecin apo të vrapojnë aty ku janë, në qytetin e tyre, në lagjen apo fshatin ku ndodhen, kudo në Shqipëri e në Europë, në emër të dikujt/disave që po lufton/luftojnë me këtë sëmundje apo e kanë fituar, ose në kujtim të dikujt që e humbi.

Në të gjithë Evropën, organizatat lokale dhe ndërkombëtare të kancerit të gjirit, spitalet, grupet mbështetëse dhe organizatat qeveritare punojnë në mënyrë aktive në një objektiv të përbashkët: çrrënjosjen e kancerit të gjirit. kjo sëmundje mbetet lloji më i zakonshëm i kancerit në Evropë, duke prekur veçanërisht gratë. Gjatë viteve të fundit, u bë më e qartë se një bashkëpunim më i thellë ishte çelësi për të zvogëluar vdekshmërinë dhe – me shpresë – të ndalojë kancerin e gjirit një herë e përgjithmonë.

Think Pink Europe synon përmirësimin dhe përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira për kujdesin shëndetësor dhe kërkimin shkencor. Ai përqendrohet në zvogëlimin e pabarazive në qasjen në kujdesin shëndetësor dhe mbylljen e hendekut të kujdesit shëndetësor midis vendeve evropiane.

Që të kesh dhe ti rolin tënd në ndryshimin e situatës, sistemit dhe qasjes “Garo për Kurën” dhe bëhu pjesë e një ndryshimi europian, i cili nuk ndodh menjëherë por ka rezultate afatgjata.

Linku ku mund të regjistrohesh për Shqipërinë (edhe nëse ndodheni jashtë Shqipërisë): Marr pjesë

Si duket një skuadër: Për Sonelën

Video se si mund të regjistroheni: