Ballafaqimi me kërcënimin e koronavirusit i gruas që mundi dy herë kancerin

Ballafaqimi me kërcënimin e koronavirusit i gruas që mundi dy herë kancerin

Ky është një shkrim nga Laura Yeager, paciente me kancer –dy herë – e cila tregon se si po  e përjeton frikën e prekjes nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

Publikuar me 13 mars në Cure Today.

Duke jetuar mundësinë e vdekjes së hershme si një paciente me kancer (dy herë), jam mësuar me kërcënimin e koronavirusit dhe gjithçka që përfshin. Si një ish-paciente me kancer, unë jetoj me frikën e vazhdueshme që mund të prekem apo të më zhvillohen sëmundje të rrezikshme për jetën ose të më rikthehet kanceri. Është një luftë e përditshme. Vazhdimisht kontrolloj lëkurën nëse ka ndonjë gungë apo skuqje të çuditshme. Duke u shqetësuar për kollë që nuk ikën apo dhimbe të trupit që shpesh mendoj “a thua janë sinjalizim i kthimit të sëmundjes?”

Për këtë arsye, nuk shqetësohem shumë për mundësinë e marrjes së koronavirusit. Mendoj se nuk kam frikë nga kontraktimi i kësaj sëmundjeje.

Sigurisht, unë dhe im shoq kemi marrë masa paraprake. Kemi mjaftueshëm letër higjienike (siç gjithë të tjerët), dezinfektues duarsh, letra dezinfektuese dhe do të qëndrojmë larg turmave të mëdha. Mbrëmë im shoq tha “Pyes veten nëse do e anulojnë ‘Witress’”. Kemi biletat për këtë shfaqje në Broadway që është në prill. Është diçka që vërtetë dua ta shoh. Nëse nuk e anulojnë, ne do ikim. Dhe nëse dikush kollitet, mendoj se mund të ndryshojmë vendet –nëse mundemi. Theksoj sërish, fakti që kam pasur dhe kam “mundur” kancerin, më ka bërë mua të mos kem frikë nga kërcënimet e tjera shëndetësore.

Mbase unë jam budallaqe. Sistemi imunitar fizik i trupit tim ka të ngjarë të rrezikohet për shkak të dy kancereve që kam kaluar dhe gjithë trajtimet. Unë duhet të jem pak më me shumë frikë nga kjo pandemi e mallkuar.

Mbase ka të bëjë edhe me moshën time. Jam 57. Ekziston një rresht në filmin ti të preferuar “Ëhat`s up, Doc?” me aktorë Barbara Streisanddhe  Ryan O’Neil dhe duket sikur mishëron gjendjen time të jetës. Pasi kaloi shumë ngjarje traumatizuese të jetës, Madline Kahn shikon drejt një aparati fotografik dhe thotë:

“Çfarë mund të bëjnë më shumë me mua?”

Unë po ju them se, nëse infektohem me koronavirus,  të qëndruarit në karantinë do jetë një dhimbje absolute në mollaqe. Të paktën me kancer, nuk je ngjitës. Nuk është e nevojshme të fshihesh në shtëpi me ditë të tëra si një lebroz. Çfarë do të bëj gjithë ditën nëse infektohem me COVID-19? Do filloj t`i rikthehem pasionit tim të shkruaj.

Të gatuaja biskota gjatë gjithë ditës? Atëherë do shëndoshesha dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Do duhet të bëj diçka për të mos u çmendur. Unë kam një tip që nëse është diçka duke i ndodhur dikujt, mendoj se do të më ndodhë dhe mua.

Kjo sepse unë jam prekur me kancer nga terapia e rezeve për një tjetër kancer që kisha 5 vite më parë. Radiologu im më tha se isha një në një milion; marrja e kancerit nga një trajtim që synon të kurojë një tjetër. Nuk ndodh shpesh. POR NDODHI TEK UNË.

Sigurisht, nuk e dua këtë virus. Kush e do?

Dua të jetoj gjatë, mirë dhe të përjetoj të qenit grua e moshuar. Do vazhdoj të laj duart, të teshtij në parakrahun tim dhe do fshij tastierën time. Nuk jam budallaqe. Por pa frikë dhe pa idenë që të jem duke pritur rreth e rrotull që më e keqja të ndodhë.

Dhe duke u lutur për një vaksinë!

Burimi: CureToday.com