April 04, 2020 COVID-19/ Historia e bashkëshortit që mbështeti gruan nga jashtë teksa ajo merrte kimioterapinë
Artikulli është botuar me 1 Pril
Suger Land Texas – Albert Conner u sigurua që të ishte aty në kohë. Ai nuk ishte shumë për shfaqje apo dukje por e dinte shumë mirë se duhej të ishte aty për të mbështetur gruan e tij.
“Une thjesht e bëra në shenjë për të mbështetur gruan time. Nuk kisha asnjë ide që do të bëhej kaq e madhe,”– mësohet të ketë thënë Conner.
Mjekët diagnostikuan Kelly Conner me kancer gjiri në janar. Që atëherë, ajo i është nënshtruar trajtimit të kimioterapisë në Qendrën e Kancerit të MD Anderson në Sugar Land. Albert Connor nuk mungon kurrë në trajtimet e gruas së tij. Sidoqoftë, kjo ndryshoi pasi spitali kufizoi përkohësisht vizitorët për të mbrojtur pacientët dhe punonjësit nga COVID-19. Ndërsa ai edhe pse nuk mund të hynte brenda, e dinte se duhej të ishte atje, për të mbështetur bashkëshorten.
“Unë i premtova bashkëshortes sime që do jem pranë teje në çdo hap, që në fillim kur u diagnostikua”
Ai e mbajti premtimin e tij duke mos future këmbën në spital. Por Albert Conner parkoi jashtë, vendosi një karrige përtej rrugës drejt dhomës ku po trajtohej Kelly. Ai mbante në duar një shënim të veçantë për gruan e tij:
“Nuk mund të jem me ty, por unë jam këtu.”
Ndërsa Kelly, bashkëshortja e tij është shprehur duke thënë:
“Më bëri të qaj se si ishte aty duke më mbështetur në gjithçka. I kam thënë atij kur e kuptuam që nuk mund të kishte vizitor që të mos shqetësohej, që do të isha mirë, por ai ngulmoi të mos merrte “jo” si përgjigje. Ai do të bënte atë që do mundte. Më bëri një mesazh duke më thënë që ishte jashtë dhe unë u ngrita nga karriga për të parë nga dritarja. Nuk mund ta besoja që ai ishte aty përballë dritares time.”
Kelly bëri dhe një selfie të vetes dhe burrit që e mbështeste nga larg dhe kjo foto u bë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjet.
Kelly Conner ka pesë trajtime të mbetura kimioterapie dhe ende nuk i është nënshtruar operacionit, i cili mund të shtyhet për shkak të virusit.