COVID-19/ Përgjigje për ndikimin e koronavirusit tek pacientët me kancer gjiri

COVID-19/ Përgjigje për ndikimin e koronavirusit tek pacientët me kancer gjiri

Një pandemi globale, mbyllje masive, kufizime dhe karantinë, distanca sociale dhe çdo gjë tjetër që pacientët me kancer gjiri kanë nevojë të dinë.

“Si do të ndikojë koronavirusi në kujdesin dhe trajtimin tim? A do të vonohet mjekimi? A duhet të shkoj akoma në takime? A janë personat me kancer gjiri, kategoria më e rrezikuar nga infektimi?

Ekspertja kryesore, Dr. Julia Gralow, nga Aleanca e Kujdesit të Kancerit në Seattle, ka marrë disa pyetje nga komuniteti – që janë të sëmurë më kancer gjiri – në lidhje me COVID-19 dhe ka përgatitur përgjigje profesionale për të gjitha shqetësimet e këtyre pacientëve, duke nisur nga të diagnostikuari rishtazi deri tek ata që janë të mbijetuar dhe kanë përfunduar me trajtimet.

Dr. Julia Gralow, nga Aleanca e Kujdesit të Kancerit në Seattle

Doktoreshë Gralow, gjithashtu, ndan mitet nga faktet rreth koronavirusit duke iu referuar burimeve më të besueshme dhe duke dhënë kështu informacion të saktë rreth kësaj tematike.

Intervista është zhvilluar mes Andrea Hutton, paciente me kancer gjiri, dhe drejtoreshë e Publikimet  Produksionit dhe e Web-it në “Patient Power” dhe Doktoreshë Julie Gralow, që është Drejtoreshës së “Medical Breast Oncology” në Universitetin e Washington-it në “Seattle Cancer Care Alliance”.

Andrea Hutton, paciente me kancer gjiri, dhe drejtoreshë e Publikimet  Produksionit dhe e Web-it në “Patient Power”

(Pyetje): Për të filluar, mendoj se pyetja më e madhe është, a janë pacientët me kancer gjiri në rrezik më të lartë për t`u infektuar nga koronavirusi?

(Përgjigjet Dr. Gralow) : Epo, Andrea, më e mira që dimë është që pacientët me kancer në përgjithësi dhe ata me kancer gjiri në veçanti, nuk kanë rrezik më të lartë infektimi nga virusi COVID-19. Pra, mundësia e infektimit me të është e njëjtë me popullsinë e përgjithshme.

Vazhdoj të dëgjoj se ata që janë me kancer kanë një risk më të lartë. A mund të më sqaroni, nga ajo çfarë dëgjojmë dhe çfarë është ndryshe?

E drejtë. Pra, kryesorja është se për çfarë rrezikojnë ata? Nëse një pacient me kancer preket me COVID-19, kemi parë disa të dhëna – kryesisht nga Kina dhe Italia – që këto pacientë kanë një rrezik më të lartë të një infeksioni serioz, të nevojës për t`u shtruar në spital ose të vihen në ventilator, ose për fat të keq edhe të ndërrojnë jetë.

Nga një studim në Kinë që është publikuar, të infektuar me COVID-19 janë vetëm 18 pacientë me kancer. Por sipas studimit pacientët e diagnostikuar me kancer, është vërtetuar se kanë shanse 5-6% të kenë pasur komplikime pas infektimit apo të kenë shkuar në gjendje të rëndë, në krahasim me popullsinë e përgjithshme, e cila mund të jetë diçka afër 3% ose diçka e tillë.

Kjo është për të gjitha llojet e kacereve – disa në trajtim, disa jo, disa metastatikë, disa që janë 80 vjeç dhe rreziku kryesor i tyre ishte mosha dhe jo kanceri. Pra, ajo që unë mendoj është se pacientët me kancer nuk janë më të riskuar për t`u infektuar por janë më të rrezikuar nëse infektohen.

Kjo përfshin dhe të mbijetuarit? Kështu, për shembull, si unë që jam me trajtim oral, por nuk kam infuzion ose kimioterapi, dhe disa të tjerë që kanë mbijetuar të cilët nuk janë tashmë me asnjë terapi. A janë ato në rrezik më të madh për të pasur komplikime?

Pyetje e shkëlqyer – një nga pyetjet që marr më shpesh nga pacientët e mi. Nëse jeni thjesht trajtim endokrin, një anti-estrogjen si tamoxifen (Nolvadex ose Soltamox), si një nga frenuesit e aromatazës.  Nëse keni bëre rrezatim, keni bëre një operacion, ne nuk mendojmë se agjentët endokrinë kanë ndonjë rrezik të vërtetë të imunitetit.

Nuk ka asnjë evidencë që të mbijetuarit me kancer gjiri që e kanë përfunduar trajtimin e tyre parësor, përfshirë dhe ato që janë ende me trajtim me estrogjen, kanë më shumë rrezik nëse preken nga COVID-19.  Por, të njëjtët pacientë mund të kenë rreziqe të tjera, bazuar në moshën e tyre, pavarësisht nëse kanë diabet apo sëmundje të tjera.  Por pacientët me kancer që kanë kryer trajtimin e tyre ose kanë bërë ose që janë vetëm me trajtim anti-estrogjen, kanë të njëjtin rrezik si popullata e përgjithshme nëse infektohen me koronavirus.

Si pacient, si do ta vlerësoja rrezikun nëse sapo jam diagnostikuar? Ose nëse jam me rreze (radioterapi), që duhet të shkoj çdo ditë. Është shumë e frikshme të mendosh se duhet të shkosh në spital. Cilat janë këshillat e tua për pacientët në lidhje me këtë çështje?

Atëherë, le të zbërthejmë fillimisht ata që janë në trajtim që janë diagnostikuar me kancer përkundrejt trajtimit të atyre që janë metastatikë.  Ke dy opsione: Një, të përpiqesh të jesh jashtë spitalit ose klinikës, në mënyrë që të ulësh rrezikun. Dhe dy, të merren masa drastike në të gjitha dhomat që janë në shërbim të pacientëve dhe masat bazike për pacientët si maska dhe doreza.

Doktoresha tregon së në spitalin ku ajo punon, është rënë dakord bashkë me pjesën tjetër të stafit që të vonohen sa më shumë të jetë e mundur operacionet. Ajo tregon se ende janë duke rafinuar udhëzimet dhe nëse është e arsyeshme të fillojnë me kimioterapin para operacionit.

Dr. Gralow: Unë jam plotësisht mbështetëse i vonesave të operacioneve duke filluar terapinë para operacionit.

Pra, nëse mund të vonojmë operacionin tuaj 3-6 muaj në mënyrë të sigurte dhe ju monitorojmë rregullisht dhe duke u siguruar plotësisht që tumori nuk po rritet  dhe në të vërtetë po i përgjigjet terapisë, atëherë ne duam të përpiqemi të ndjekim këtë strategji. Pra, kjo ishte një përgjigje e gjatë, por kjo po evoluon. Kjo është ajo që ne kemi zbatuar dje me të vërtetë është të përpiqemi të mbajmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur me kancer të gjirit në fazën e hershme duke shtyrë operacionet me nga 3-6 muaj.

Në disa raste, është ndoshta më e sigurte të shtyhet edhe radioterapia për disa muaj. Ju pyetët edhe për rrezatimin që baht çdo ditë.
Doktoresha tregon se në qendrën ku punon po përpiqen të mbajnë çdo gjë nën kontroll me të gjitha masat e duhura të pastërtisë dhe dizinfektimit dhe thekson se deri tani në qendrën e tyre nuk ka pasur asnjë të infektuar.