October 23, 2020 Dita “Rozë në punë” për vajzat dhe gratë me kancer gjiri: Gazetarë, mjekë dhe personazhe publike përkrahin kauzën
Dita “Rozë në punë” për vajzat dhe gratë me kancer gjiri; gazetarë, mjekë dhe personazhe publike përkrahin kauzën
Sot është Dita “Rozë në punë” në kuadër të Tetorit Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, një nismë e Europa Donna Albania.
23 Tetori është shpallur këtë vit nga Think Pink Europe (ku është bërë anëtare këtë vit dhe Shqipëria përmes organizatës Europa Donna Albania) si dita “Rozë në punë”. Sot duhej të visheshin me rozë në punë, kush dëshiron të mbështesë kauzën kudo në Europë.
Shqipëria u bë për herë të parë pjesë e kësaj nisme dhe njerëz të ndryshëm, gazetarë e personazhe publike u bënë pjesë e “Rozë në punë”.
Drejtori i “Politiko” dhe moderatori i “Politk On” në RTV Ora Alfred Lela është bërë pjesë e kësaj nisme duke postuar në profilin e tij zyrtar foton nga zyra e “Politiko” dhe duke vënë hashtagun #pinkatwork (Rozë në punë).
Dr. Silvana Celiku, e cila është Shefe Shërbimi dhe Përgjegjëse e Njësisë Gjinekologjike Onkologjike në Spitalin Onkologjik, QSUT, ka dhënë po ashtu një mesazh sensibilizues në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit për Europa Donna Albania në Ditën Rozë në Punë, duke bërë edhe njëherë thirrje që të mos nënvlerësohet asnjë shenjë.
Gazetarë të tjerë po ashtu i janë bashkuar kësaj kauze si Anxhela Celibashi, Fjona Çela, Enrik Braho e shumë të tjera.
Nënkryetarja e Iceberg Communication, Suela Tuci dhe blogerja e njohur Magalina Saqellari (@magitips ) po ashtu janë veshur rozë sot në kuadër të muajit Tetor.