Europa Donna Albania organizon edicionin e pestë të “Dhuro flokë, fal shpresë”

Europa Donna Albania organizon edicionin e pestë të “Dhuro flokë, fal shpresë”

Ky është viti i pestë i aktivitetit “Dhuro flokë, fal shpresë”. Një aktivitet i mbushur me emocione dhe ndjesi të veçanta për vajzat që dhurojnë flokë dhe për ato që i marrin më pas në paruke.

Edhe pse në kushte pandemie dhe në një situatë të pazakontë që gjithë bota po kalon, Europa Donna Albania ka pasur një muaj aktiv në kuadër të Tetorit Rozë me aktivitete të ndryshme ku dhurimi i flokëve është kthyer në një traditë tashmë.

Ky është aktiviteti që organizohet çdo vit në kuadër të fushatës së dhurimit të flokëve dhe çdo vit e më shumë, kjo fushatë përqafohet nga vajzat shqiptare, të cilat emocionojnë me gjestin e tyre dhe secila ka një histori pas vendimit që marrin për të dhuruar flokët.

Edhe ky vit ishte i mbushur plot me emocione.

Fotot e plota mund t`i shihni mëposhtë: