Europa Donna Albania ofron mamografi falas

Europa Donna Albania ofron mamografi falas

 

Europa Donna Albania ofron ditën e sotme në ambientet e ISHP-së (Instituti i Shendetit Publik) mamografi falas. Europa Donna Albania është një organizatë që mbron të drejtat e grave me kancer gjiri dhe në kuadër të muajit tetor që është dhe muaji i ndërgjegjësimit të kësaj sëmundje, kjo organizatë në bashkëpunim me ISHP-në ofron sot gjatë gjithë ditës mamografi falas për vajzat dhe gratë.

Europa Donna Albania  u bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle të herëpashershme për të shmangur pasojat që sjell kanceri i gjirit nëse nuk kapet në kohë.