Ju tregoj historinë time

Ju tregoj historinë time

Mosha, gjinia, pushteti= Asnjë vlerë!
Kanceri i gjirit nuk i njeh këto.
Mund të prekë këdo nga më i thjeshti deri tek më i pushtetshmi. Prek dhe vetë mjekët dhe ata që punojnë çdo ditë me pacientët. Por ne mund ta kapim në kohë: Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.
Duke treguar “historinë” tonë, i përgjysmojmë dhimbjen asaj që po e kalon këtë sfidë, ndërgjegjësojmë dikë tjetër që ka frikë edhe të prekë gjirin e saj.
I bëjmë me dije atyre që kanë në dorë menaxhimin e trajtimit tonë: VEPRO!
Unë do ndaj historinë time personale dhe të bëj thirrje edhe ty: Mos neglizho shëndetin tënd!
Me 8 tetor tek dhoma “Zen”, Onkologjik, në bashkëpunim me “Qendrën Spitalore Universitare”, do të zhvillohet takimi “Ju tregoj historinë time”. Të pranishëm do të jenë gra paciente, stafi mjekësor, psikologet e shërbimit të Onkologjikut dhe anëtarët e “Europa Donna Albania”.
Je i ftuar edhe ti 🙂