May 21, 2020 Radioterapia në kohë krizash – Presidenca e Shoqatës Europiane të Radioterapisë Onkologjike (ESTRO)
Përshtati në shqip Dr. Orges SPAHIU,
Përgjegjës i Njësisë së Radioterapisë – QSUT “Nënë Tereza”
Shumë qendra të Radioterapisë nëpër botë janë përballur me pandeminë e Covid-19. Kjo ka çuar në një situatë të paparashikuar dhe duke kërkuar ndërmarrjen e masave shtrënguese. Disa prej këtyre masave janë aplikuar për qendra apo spitale dhe disa janë të aplikueshme për pacientët dhe për punonjësit e spitalit. Më poshtë diskutohen një sërë çështjesh të ngritura nga pacientët e radioterapisë, duke konsideruar rolin tonë si Onko-Radioterapeut dhe deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe qëllimin tonë për “ndalimin, mbajtjen në kontroll, vonesën dhe reduktimin e impaktit të virusit me çdo kusht. Si President i ESTRO_s dëshiroj t’ju parashtroj disa konsiderata mbi këtë situatë.
A duhet të gjithë pacientët e rinj të fillojnë trajtimin apo duhet të shtyhet trajtimi?
Për një pacient me kancer të prostatës ose karcinomë bazocelulare të lëkurës përgjigja mund të jetë e thjeshtë, por si mund të veprohet me pacientët me stad të III të kancerit pulmonar apo kokë-qafës?
Kur një pacient ka filluar trajtimin me Radioterapi, ne gjithmonë shmangim ndërprerjet e trajtimit dhe rritjen e kohës së përgjithshme të trajtimit. Natyrisht kompensojmë ndërprerjen e mundshme të trajtimit (si psh. për shkak të defekteve të paisjeve) duke skeduluar seancat në ditë shtesë ose përshtasim regjimin e trajtimit duke siguruar që pacienti merr dozën e rekomanduar brenda një kohe të pranueshme.
Në situatën aktuale të shpërthimit të koronavirusit – Covid 19 ne përballemi me rreziqe si:
- Infektimin e një pacienti gjatë trajtimit dhe ndërprerja e trajtimit;
- Infektimin i personelit të Radioterapisë duke mos qenë në gjendje të punojë, si rrjedhojë bërjen të pamundur dhe anullimin e trajtimit të një grupi të gjerë pacientësh;
- Një pjesë e personelit të Radioterapisë mund t’i kërkohet të punojë në zona të tjera të spitalit (psh. në departamentin e Radiologjisë, etj.)
Çfarë duhet të bëjmë nëse një pacient nën trajtim infektohet? A duhet të ndalohet/ndërpritet trajtimi, pacienti të trajtohet i izoluar, apo duhet që Radioterapia te përfundojë sa më shpejt?
Së pari duhet marrë në konsideratë rregullorja e autoritetit shëndetësor vendor. Është një risk i madh infektimi për pacientët e tjerë dhe personelin. Kështu që trajtimi në një aparat të veçantë, me hyrje të veçuara dhe staf të dedikuar duke përdorur mbrojtje të plotë dhe duke mos u përfshirë në trajtimin e pacientëve të tjerë mund të jetë e nevojshme por jo lehtësisht e arritshme. Duhet konsideruar gjithashtu kompleksiteti i lëvizjes së një pacienti nga një seksion me Covid në Departamentin e Radioterapisë Onkologjike në kushtet e spitalit tashmë të mbingarkuar.
Një pacienti të infektuar asimptomatik i kërkohet të qëndrojë në shtëpi, pa kontakte sociale; Është e vështirë të mendosh që një pacient ambulator të vijë në qendrat e Radioterapisë kur është i infektuar, edhe në rast se ky është asimptomatik.
Për më tepër , kush janë rreziqet e vazhdimit të programit të trajtimit me Radioterapi për një pacient që infektohet gjatë trajtimit?
Artikullin e plotë do mund ta lexoni në numrin e radhës së revistës sonë që do publikohet së shpejti….