October 07, 2020 #Pinkatwork, të premtën e 23 tetorit vishu me rozë dhe mbështet vajzat e gratë me kancer gjiri
🎀 Ju ftojmë që në një ditë specifike të visheni me rozë për të shkuar në punë: E premtja e 23 tetorit është #PinkAtWork
🎀Kjo është një mënyrë simbolike për të tërhequr vëmendje ndaj aktiviteteve tona dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit në të gjitha katetet e punës në Shqipëri dhe në gjithë Europën si një iniciativë e Think Pink Europe
🎀Si funksionon?
🎀Njerëzit mund të na ndihmojnë në dy mënyra:
Na ndihmojnë për të rritur ndërgjegjësimin: duke veshur diçka rozë në punë të premten e 23 tetorit dhe duke shpërndarë fotot e tyre tek të cilat të na bëjnë tag tek @europadonnaalbania dhe të përdorin hashtagun #pinkatwork.
ose/dhe
🎀Mund të na ndihmojnë të mbledhim fonde: që tani mund të regjistroni faqen e ekipit tuaj në internet duke mbështetur organizatën që doni (në rastin e Shqipërisë është Europa Donna Albania)
🎀Ju mund të përdorni faqen e ekipit për t`ju kërkuar njerëzve të bëjnë donacione të drejtpërdrejta përmes pagesës online – kjo është e ngjashme me procedurën që ndiqnit për t`u regjistruar në Race for the Cure (linku: www.thinkpinkeurope.org/How-to-help/Pink-at-work )