Dita e Shëndetit të Gjirit: ‘Yoga Activity’ për një shëndet më të mirë #BHD2020

Dita e Shëndetit të Gjirit: ‘Yoga Activity’ për një shëndet më të mirë #BHD2020

Në kuadër të ‘Ditës së Shëndetit të Gjirit’ (#BHD) – një fushatë e ‘Koalicionit Evropian Të Kancerit të Gjirit-Europa Donna’, u zhvillua të shtunën (10 tetor 2020) në bashkëpunim me Klodian Muratin një aktivitet Yoga me vajza dhe gra paciente si dhe me praktikues të kësaj disipline, siç është yoga.
Përmes aktiviteteve fizike dhe nxitjes së të praktikuarit yoga apo çdo llojo sporti tjetër fizik, kemi si qëllim të inkurajojmë vajzat dhe gratë të bëjnë zgjidhjen e duhur për një jetesë sa më të shëndetshme dhe të rrisim ndërgjegjësimin për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit🎀

Europa Donna Albania bashkë me “Yoga me Klodin” @yoga.me.klodin (Klodian Murati) organizuan këtë aktivitet vullnetarisht për të mbështetur vajzat dhe gratë me kancer gjiri në një muaj kaq të rëndësishëm siç është Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit – Tetori Rozë.

Jetesa e shëndetshme dhe aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në shëndetin tonë e sidomos të vajzave dhe grave me kancer gjiri @europadonnaalbania
#bhd2020
10 Tetor 2020