July 12, 2019 Rezultatet e sondazhit për pacientët me kancer, e para e këtij lloji në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore
Në datën 4 shkurt të vitit 2019, në 12 vende filloi zbatimi, promovimi dhe shpërndarja e studimit të parë rajonal në formën e një pyetësori/ ankete për pacientët me tumore solide dhe ato të gjakut.
Këto të dhëna të mbledhura nga 4 shkurti deri në 19 maj, kanë si qëllim të ekspozojnë nevojat reale të pacientëve në segmente të ndryshme të kujdesit të kancerit dhe janë analizuar për të gjitha vendet e përfshira. Përpunimi është bërë nga Koalicioni i Shoqatave të Shëndetësisë në Zagreb (KUZ – Coalition of Association in Healthcare, Croatia), që është dhe përgjegjëse për takimin e organizatave të pacientëve në rajon.
Sondazhi mbi rezultatet e rëndësishme për pacientët me kancer në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore është e para nismë rajonale (dhe e para e këtij lloji).
Europa Donna Albania u mor specifikisht në Shqipëri për promovimin dhe shpërndarjen e sondazhit. Në komunikimet e vazhdueshme përmes takimeve me pacientët, website-t dhe rrjeteve sociale, EDA i dha zë dhe jehonë rëndësisë së mbledhjes së të dhënave për çdo pacient me kancer.
Rezultatet e sondashit janë një e dhënë e shkëlqyer dhe shumë e rëndësishme për çdo shtet të përfshirë. Këto të dhëna mund t`i përdorim kudo (në shtetet) tona për të pasur një ide më të qartë se “çfarë po ndodh” dhe për një impakt më të madh tek institucionet përgjegjëse në marrjen e vendimeve për këtë kategori pacientësh.
Sondazhi mbi rezultatet e rëndësishme për pacientët me kancer në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, është një ide e hartuar para dy vitesh, në takimin e parë të organizatave të pacientëve të këtij rajoni, që u zhvillua në Opatija të Kroacisë dhe pasoi më dy takime të tjera ku dhe më 18-19 qershor të këtij viti u publikuan të dhënat e përpunuara për çdo shtet.
Që prej takimit të parë Europa Donna Albania ka përfaqësuar Shqipërinë duke dhënë kontribut në hartimin e planit dhe strategjisë si dhe në promovmin e sondazhit. Të dhënat janë përkthyer në shqip nga Europa Donna Albania dhe mund ti shikoni në linkun më poshtë:
*Jeni të ndaluar të merrni të dhënat e sondazhit pa cituar burimin dhe Europa Donna Albania