Kisqali (Ribociclib) arrin një përmirësim statistikisht të rëndësishëm në mbijetesën e përgjithshme të grave me kancer gjiri HR+ / HER2-

Kisqali (Ribociclib) arrin një përmirësim statistikisht të rëndësishëm në mbijetesën e përgjithshme të grave me kancer gjiri HR+ / HER2-

Kisqali i “Novartis” zgjat në mënyrë të konsiderueshme jetën tek gratë me kancer të përparuar të gjirit HR + / HER2- tani në studime klinike të fazës së III (MONALEESA-3, MONALEESA-7).

Në studimin MONALEESA-3, Kisqali plus Fulvestrant arriti një përmirësim statistikisht të rëndësishëm në mbijetesën e përgjithshme tek gratë postmenopauzante si linjë e parë apo e dytëtrajtimi.

Kisqali është i vetmi frenues i CDK4 / 6 i provuar për zgjatjen e jetës në kombinim me partnerë të tjerë. Këto rezultate bazohen në të dhënat unike të MONALEESA-7 të paraqitura në kongresin ASCO 2019 që tregojnë përfitimin e përgjithshëm në mbijetesë nga përdorimi i Kisqali-t plus frenuesin e aromatazës në gratë pre-menopauzante.

Në datën 31 korrik të këtij viti, Novartis deklaroi se Kisqali® (ribociclib) arriti një përmirësim statistikisht të rëndësishëm në mbijetesën e përgjithshme në studimin klinik te fazës së III MONALEESA-3. Ky është studimi klinik i dytë i Fazës III, qe konfirmon perfitimin nga Kisqali ne jetegjatesine e grave me kancer gjiri.

MONALEESA-3 vlerësoi efikasitetin dhe sigurinë e Kisqali-t plus Fulvestrant në gratë postmenopauzante me receptor hormonal-pozitive, receptore te faktorit të rritjes humane të epidermës-2 negative (HR + / HER2-) të përparuar ose metastatik të kancerit të gjirit si linjë e parë e trajtimit ashtu edhe në atë të dytë.

“Jemi të ekzaltuar që terapia e kombinimit me Kisqali përsëri ka demonstruar mbijetesë të përgjithshme për pacientët me HR + / HER2- kancer të përparuar të gjirit – së pari tek gratë postmenopauzante dhe peri-menopauzante në MONALEESA-7, dhe tani në gratë pas menopauzës në MONALEESA- 3,” tha Susanne Schaffert, PhD, Presidente, Novartis Onkologji.

“Ne do të vazhdojmë të ri-imagjinojmë kancerin për të ndihmuar pacientët të jetojnë më gjatë, dhe gjithashtu të përmirësojmë cilësinë e jetës ndërsa punojmë drejt gjetjes së një kurë për këtë sëmundje të pashërueshme”.

Novartis do të paraqesë rezultatet e plota në një kongres të ardhshëm mjekësor dhe do t’i paraqesë të dhënat autoriteteve regulatore globale shëndetësore.

Kisqali është aprovuar për përdorim në më shumë se 75 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian