October 24, 2018 Shpresë për gratë me kancer gjiri, EDA dhuron paruke për pacientet
Europa Donna Albania organizoi me 31 tetor 2017 aktivitetin e dhurimit të parukeve.
“Dhuro flokë! Fal shpresë” ishte fushata e dhurimit të flokëve që u iniciua një vit më parë nga EDA, ku shumë vajza dhuruan flokët për gratë me kancer gjiri të cilat i kanë humbur për shkak të trajtimit me medikamente të forta.
Dhoma “Zen” e cila është dekoruar nga Europa Donna Albania e konceptuar si një dhomë pritje për pacientët, ishte ambient që priti të ftuar, pacientet dhe stafin mjekësor në aktivitetin e zhvilluar sot në Onkologjik, QSUT.
Paruket u dhuruan direkt pacienteve dhe familjarëve të tyre. Në luften e tyre të madhe ku dhe pamja luan rol të madh psikologjik, një paruke për ta ndryshoi gëzimin në fytyrat e tyre.