Vesna Bondzic lindur dhe rritur në Serbi ka mbaruar studimet e larta për Inxhenieri mekanike. Vesna jeton në Vrnjancka Banja, një spa e bukur në qendër të Serbisë. Ajo tregon se kur u diagnostikua me kancer të gjirit ishte pa rrugëdalje. “Isha vetëm unë dhe kanceri. Nuk dija çfarë duhet të bëja, si do ishte e ardhmja ime, zgjidhja, a kishte zgjidhje. Nuk dija asgjë. Isha e vetme në luftën time të vështirë.” Por, Vesna tani ja ka dalë për mrekulli dhe nuk dëshiron më t`i rikthehet momenteve më të këqija të jetës së saj. Dhe kjo sëmundje e bëri që të themeloje në vitin 2010 Qendrën e grave për mbrojtjen e të drejtave të tyre me kancer gjiri “Milica”. Vesna rrëfen se për fat të keq në këtë qendër paraqiten çdo muaj 10 të rinj me kancer gjiri. Kjo qendër ka si mision të sigurojë mbështetje psikologjike për pacientët e kancerit dhe familjet e tyre. “Qendra jonë gjithashtu ofron ndihmë në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga trajtimi dhe edukon popullatën për rëndësinë e parandalimit dhe diagnozës së hershme në luftën kundër kancerit,” tregon Bondzic. Gjithashtu në vitin 2016 janë mbledhur 4 gra të forta dhe që janë përballur me këtë sëmundje dhe kanë themeluar “Europa Donna Serbia”.
Në vend që të njiheshim me kulturën e dy vendeve, zakonet dhe traditat, dy kombet tona “takohen” njëra me tjetrën në mënyrën më mizore dhe kjo jo sepse njerëzit e zakonshëm dhe popujt e dy kombeve e duan këtë por sepse disa njerëz shohin interes e tyre financiare në konfliktin e këtyre dy vendeve krenare të Ballkanit. Për fat të keq, frika e asaj që ka ndodhur dhe faktet që kjo ende nuk ka mbaruar janë akoma të pranishme. Ndërsa djemtë/burrat luajnë lojëra lufte, gruaja dhe fëmijët po vriten nga të dy anët. Nëse gruaja do të ishte vendimmarrëse, kjo botë do të ishte ndryshe. Në gusht të 2016-ës unë u njoha në Ljubjanë të Sllovenisë me dy gra (njëra vajzë e re e tjetra grua) të bukura nga Shqipëria. Unë, Donjeta dhe Oltiana kishim një luftë më të madhe: atë të kancerit të gjirit. Ajo na bashkoi, dhe për të drejtat e këtyre grave po luftojmë. Po, ne e kuptojmë njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer sepse nuk është çështja se cilat kombësi jemi ne, kemi pasur para nesh të keqen më të madhe të këtij shekulli – kancerin, i cili duhet të luftohet. Do të doja të kisha më shumë njerëz për këtë botë, si miqtë e mi, Donjeta dhe Oltiana nga Shqipëria. Kjo botë do të ishte një vend më i këndshëm për të jetuar. Nëse ata që kanë interesa të tjera do mendonin më shumë për jetën tonë dhe po të shqetësoheshin më shumë, do të kishte më shumë investime në sistemin e kujdesit shëndetësor, kanceri dhe sëmundjet më të mëdha të armikut do ishin rrahur.