Ndërron jetë bashkëshortja e John Travoltës, aktorja Kelly Pretson luftonte prej dy vitesh me kancerin e gjirit

Ndërron jetë bashkëshortja e John Travoltës, aktorja Kelly Pretson luftonte prej dy vitesh me kancerin e gjirit

Me zemër të thyer, aktori John Travolta ka dhënë lajmin e hidhur për gruan e tij, e cila ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Kelly Preston ka ndërruar jetë dje (e diele) pas një lufte 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Dy bashkëshortët kanë qenë disi në hije dhe të tërhequr që pas tragjedisë së humbjes së djalit të tyre në moshën 16-vjeçare.

Ish-modelja Preston e cila ka luajtur dhe si aktore në “Jerry Maguire” u takua me Travoltën në setin “The Experts” dhe kanë qenë të martuar për 29 vite. Çifti jetonin në Florida dhe kanë bashkë tre fëmijë, ku Jett humbi jetën në janar 2009 në shtëpinë e pushimeve të familjes në Bahamas. Vdekja çoi në një proces të gjatë gjyqësor pasi një shofer i ambulancës dhe avokati i tij u akuzuan se u përpoqën të zhvatnin 25 milionë $ nga aktorët në këmbim të mos lëshimit të informacionit për vdekjen e djalit të tyre.

Preston pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, herë pas here duke u shfaqur së bashku në filma me burrin e saj, përfshirë këtu edhe “Battlefield Earth” në vitin 2000.

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi me guxim dhe kishte dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve,”- shkruan ndër të tjera aktori Travolta.