Zbutësi “Novela” përkrah gratë me kancer gjiri, 15 lekë për çdo blerje shkojnë për fushatën “Lufto si një grua”

Zbutësi “Novela” përkrah gratë me kancer gjiri, 15 lekë për çdo blerje shkojnë për fushatën “Lufto si një grua”

Një ndër produktet e preferuara të vajzave dhe grave, zbutësi i rrobave “Novela” po përkrah kauzën e Europa Donna Albania në luften kundër kancerit të gjirit. Teksa jemi pranë muajit tetor që është dhe “Muaji Ndërkombëtar i Kancerit të Gjirit”, zbutësi ‘Novela’ po kontribuon në këtë kauzë kaq të rëndësishme për shoqërinë.

Për çdo blerje të këtij produkti, ju do kontribuoni 15 lekë në mbështetje të kësaj kauze. Me moton “aty ku ka ndërgjegjësim, ka shpresë”, zbutësi ‘Novela’ kërkon të rrisë vetëdijesimin e vajzave dhe grave për kapjen në kohë të kancerit të gjirit.  Në tre ngjyra dhe me një promocion shumë të rëndësishëm, “Novela” është zgjidhja e duhur për të gjitha vajzat e gratë që pëlqejnë të jenë ato të “veçantat” e zgjedhjes së një produkti shumë të mirë.

Çka vlen të theksohet është se “Novela” në 2 litra do të vijë me një promocion dhe 15 lekë nga shitja e çdo produkti do të shkojnë në mbështetje të një kauze shumë të rëndësishme, një shqetësimi global. Do të shkojnë për kauzën e Europa Donna Albania për të mbështetur “Programin Rozë”, për gratë me kancer gjiri. Promocioni ka vazhduar tashmë dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit, që është dhe Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Të ardhurat e grumbulluara do t`i dhurohen “Europa Donna Albania”, për të mbështetur “Programin Rozë” të kësaj organizate.

Produktin do mund ta blini kudo sepse fushata promocionale do të jetë në gjithë Shqipërinë dhe shpërndarja e këtyre zbutësve do të bëhet në të gjithë vendin.