15 tetor/ “Dita e Shëndetit të Gjirit”: Faktorët e jetesës luajnë rol kyç në parandalimin dhe përsëritjen e kancerit të gjirit

15 tetor/ “Dita e Shëndetit të Gjirit”: Faktorët e jetesës luajnë rol kyç në parandalimin dhe përsëritjen e kancerit të gjirit

Një jetesë e shëndetshme sot për një shëndet të mirë nesër. Kjo është mesazhi që Europa Donna Albania kërkon të përçojë tek të gjithë se sa e rëndësishme është që të keni një jetesë të shëndetshme dhe të angazhoheni me aktivitete sportive.

“Dita e Shëndetit të Gjirit” është programi kryesor i parandalimit të EUROPA DONNA.

EUROPA DONNA mban Ditën e Shëndetit të Gjirit në 15 Tetor për të informuar gratë e të gjitha moshave që faktorët e jetesës luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe përsëritjen e kancerit të gjirit, si dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Dita e parë e Shëndetit të Gjirit u zhvillua në Milano, Itali në 15 Tetor 2008 dhe që atëherë mbahet çdo vit.

Çdo vit, EUROPA DONNA zhvillon një fushatë të ‘Ditës së Shëndetit të Gjirit’ që përfshin fletëpalosje, postera, video dhe materiale të tjera të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit për të ndihmuar gratë të bëjnë zgjedhje të mira për shëndetin e gjirit të tyre.

Fjithashtu, shtetet europiane anëtare të EUROPA DONNA, zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportidve, ndërgjegjësuese e sensibilizuese në kuadër të kësaj dite.

Fushata e ‘Ditës së Shëndetit të Gjirit’ do të vazhdojë t’u kujtojë grave se angazhimi në një aktivitet fizik, mbajtja e një peshe normale të trupit dhe ngrënia e një diete të shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të gjirit të tyre.

Lidhur me këtë ditë, Europa Donna Albania organizoi në fundjavë një aktivitet “Yoga” me profesorin e yog-as, Klodian Muratin. Një aktivitet gjithëpërfshirës me paciente dhe anëtarë të Europa Donna Albania-s si dhe me praktikues të kësaj disipline.

Dita e Shëndetit të Gjirit: ‘Yoga Activity’ për një shëndet më të mirë #BHD2020

Dita e Shëndetit të Gjirit: ‘Yoga Activity’ për një shëndet më të mirë #BHD2020