October 08, 2018 Aktivitet sensibilizues në Shkodër
Europa Donna Albania është një organizatë me qendër në Tiranë por vëmendja e saj është edhe në qytetet lokale. Për herë të parë EDA u zhvendos në Shkodër duke sensibilizuar për kancerin e gjirit. Aktiviteti përkoi dhe me ndeshjen që luhej mes kombëtares shqiptare dhe Italisë.
Duke qenë se e gjithë Shqipëria dhe trevat ishin mbledhur në Shkodër për të parë ndeshjen, ndikoi pozitivisht në aktivitetin tonë informues për kancerin e gjirit, duke shpërndarë informacion për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Në Shkodër njerëzit ishin shumë të interesuar për të ditur sa më shumë rreth sëmundjes. Madje dhe burrat kërkonin informacion, broshura dhe fletëpalosje për t`i dërguar grave dhe motrave të tyre.
Bashkë me ne sensibilizuan dhe ndërgjegjësuan dhe tifozët kuqezinj të Kombëtares.