May 13, 2019 Arsyeja që e shtyu Eminën të presë flokët, mes lotësh tregon: Kanceri më mori mamanë
Emina Cunmulaj paska pasur një arsye shumë të fortë për të prerë flokët. Përmes dy videove të publikuara në Instagram dhe mes lotsh, Emina ka treguar se ajo i ka dhuruar flokët e saj.
Pra, ja ku po e them.
Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten.
Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë.
5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë.
Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi
Edhe në Shqipëri është një fushatë e tillë ku ju mund t`i dhuroni flokët për gratë me kancer. Mund ta gjeni duke klikuar emrin Europa Donna Albania.
Tetori rozë, vajzat dhurojnë flokë për gratë me kancer gjiri