Terapia e bërë nga sistemi imunitar i pacientit, shpresë për të mposhtur edhe kancerin e avancuar të gjirit

Terapia e bërë nga sistemi imunitar i pacientit, shpresë për të mposhtur edhe kancerin e avancuar të gjirit

Mjekët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë shprehen se kanë çrrënjosur plotësisht kancerin nga një paciente e cila kishte kancer të pashërueshëm dhe të avancuar të gjirit. Ky rast po rrit shpresat për një mënyrë të re të luftës kundër llojeve më të zakonshme të kancerit, duke shfrytëzuar sistemin imunitar.  Metodat dhe përvoja e pacientes përshkruhet në një letër të botuar në revistën “Nature Medicine”.

“Ne po kërkojmë një trajtim ose imunoterapi, që mund të përdoret gjerësisht tek pacientët me lloje të zakonshme kanceri”, thotë Dr Steven Rosenberg, një onkolog dhe imunolog në ‘Institutin Kombëtar të Kancerit’, i cili po zhvillon trajtimin.

Skuadra e Rosenberg-ut analizon me kujdes ADN-në e çdo pacienti për mutacione specifike, me anë të një mostre të kancerit. Më pas, shkencëtarët shqyrtojnë indet e tumoreve për qelizat e sistemit imunitar, të njohura si “qeliza T”, të cilat janë të programuara të shfaqen në këto mutacione.

Por, Rosenberg dhe disa të tjerë paralajmërojnë se trajtimi nuk funksionon për të gjithë. Në fakt, ai dështoi për dy pacientë të tjerë me kancer gjiri. Shkencëtarët thonë se shumë paciente të tjera do të duhet të trajtohen dhe ta ndjekin trajtimin për një kohë më të gjatë, në mënyrë që vlerësohet plotësisht efektiviteti i tij. Megjithatë, Rosenberg thotë që trajtimi ka ndihmuar shtatë nga 45 pacientë me lloje të ndryshme kanceri. Kjo është një normë përgjigje prej rreth 15%, që përfshiu pacientët me raste të avancuara të kancerit të zorrës së trashë, kancerit të mëlçisë dhe kancerit të qafës së mitrës.

“A është ky trajtim gati për kohën e sotme ? Jo. A mund ta bëjmë këtë në shumicën e pacientëve sot? Jo”, thotë Rosenberg.

Por trajtimi vazhdon të përmirësohet.

“Unë mendoj se është trajtimi më premtues deri më tani, që po shqyrtohet për zgjidhjen e problemit të trajtimit të kancereve metastatik, të zakonshëm”, thotë ai. Pacientja me kancer të gjirit, e cila u ndihmua nga trajtimi,  thotë se ai i ka ndryshuar jetën.

“Është e mahnitshme,” thotë Judy Perkins, 52 vjeç, një inxhiniere e pensionuar e cila jeton në Port St. Lucie, Fla.

Kur Perkins u diagnostikua për herë të parë dhe u trajtua për kancerin e gjirit në vitin 2003, ajo mendoi se do ta mposhtte sëmundjen. “Mendova se ia dola,” thotë ajo.

Por rreth një dekadë më vonë, ajo filloi të ndjente një ‘xhungë’ të re në gjoks. Mjekët zbuluan se kanceri ishte përhapur tashmë në të gjithë gjoksin e saj. Parashikimi i Perkins kishte qenë i pamëshirshëm.

“U bëra paciente metastatike kanceri. Kjo ishte e vështirë”, – thotë Perinks. Perkins ndoqi hap pas hapi kimioterapinë. Ajo u provoi çdo trajtim eksperimental që mund të gjente, por kanceri vazhdoi të përhapet. Disa nga tumoret e saj u rritën në madhësinë e topave të tenisit.

“Unë kisha një lloj mungese thelbësore të theksuar në rrahjet e mia. Ndërkohë që doja t’i thoja vetes se kisha pak shpresë, në të njëjtën kohë isha e gatshme për tu dorëzuar“, thotë ajo.

Më pas ajo dëgjoi për trajtimin eksperimental në NIH. Ai ishte projektuar për të luftuar disa nga kanceret më të zakonshme, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.

“Gjëja emocionuese këtu është se ne po sulmojmë më shumë mutacione që janë specifike për atë lloj  kanceri, pikërisht në kancerin e pacientit dhe jo në kancerin e një tjetri. Pra, siç mund ta imagjinoni është një trajtim i personalizuar”, thotë Rosenberg.

Ekipi i tij identifikoi dhe krijoi miliarda qeliza “T” për Perkins në laborator dhe pastaj i futi ato përsëri në trupin e saj. Ata gjithashtu i dhanë asaj dy lloj barnash të forta,  për t’i ndihmuar qelizat të bëjnë punën e tyre.

Trajtimi ishte i lodhshëm. Perkins thotë se pjesa më e vështirë ishin efektet anësore të njërit ilaç, i njohur si interleukinë, të cilin ajo e mori për të ndihmuar në rritjen e efektivitetit të qelizave të sistemit imun. Interleukina shkakton simptoma të rënda të ngjashme me gripin, të tilla si ethe të larta, dhimbje intensiv dhe dridhje të pakontrollueshme.

Por trajtimi me sa duket funksionoi, raporton Rosenberg. Tumoret e Perkins shpejt u zhdukën, dhe rreth dy vjet më vonë, ajo u shërua plotësisht nga kanceri.

“E gjithë sëmundja e saj është zhdukur. Është e mrekullueshme,” thotë Rosenberg.

Perkins është e shokuar.

“Unë jam me fat,” thotë Perkins. “Ne morëm qelizat e duhura T në vendin e duhur në kohën e duhur, dhe ata shkuan dhe shkatërruan të gjithë kancerin tim, dhe unë jam shëruar”.

Në një artikull që shoqëron letrën e re, Laszlo Radvanyi, president dhe drejtor shkencor i Institutit të Kanadasë për Kancerin, i quan rezultatet “të shquara”. Trajtimi dhe përparimet e tjera të kohëve të fundit sugjerojnë se shkencëtarët mund të jenë “në kulmin e një revolucioni të madh në fund të realizimit të qëllimit të pakapshëm, për të qenë në gjendje të synojnë bollëkun e mutacioneve në kancer nëpërmjet imunoterapisë”, shkruan Radvanyi. Studiues të tjerë të kancerit janë dakord.

“Kur e pashë këtë letër mendova: “Oh! Dua të them, është shumë mbresëlënëse”, thotë James Heath, presidenti i Institutit për Sistemin Biologjik në Seattle.

“Një nga zbulimet më emocionuese në biomedicinë gjatë dekadës së fundit ka aktivizuar sistemin imunitar kundër kancereve të ndryshme, por ato nuk kanë qenë të suksesshme në kancerin e gjirit.” Kanali metastatik i gjirit është në thelb një dënim me vdekje”, thotë Heath.

“Dhe kjo tregon se ju mund ta ndryshoni atë. Është një punë e madhe”, thekson ai.

“Sfida kryesore është ta bëjë trajtimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përballueshëm. Ne jemi duke punuar në kuptimin e plotë të fjalës, për të përmirësuar trajtimin”, thotë Rosenberg.

Përshtati në shqip: Fatjana Kazani
Burimi: NPR