October 08, 2018 ‘Caffe Donna’, takim me anëtaret e EDA
Në datën 15 Prill, u zhvillua një takim me disa nga anëtaret e Europa Donna Albania. Një diskutim shumë frytdhënës ku u prezantuan ide të reja dhe u diskutua se çfarë mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar ecurinë e organizatës dhe jetesën e grave me kancer gjiri në Shqipëri.
Takime të tilla do fillojnë të bëhen traditë në EDA për të qenë sa më aktiv me gratë paciente dhe me anëtarët e rinj të organizatës të cilët kanë ide të reja dhe inovative. Ky aktivitet u zhvillua në një nga ambientet publike të Tiranës, tek “Reja”.
Takime të kësaj natyre kanë si qëllim përfshirjen aktive të anëtarëve në organizatë për të arritur qëllimin dhe objektivat e EDA-s. Çfarë është bërë deri tani dhe si mund të përmirësohemi? Shkëmbim idesh dhe eksperiencash për të përmirësuar performancën e ‘Europa Donna Albania’ dhe si mund të arrijmë ne të gjithë bashkë të përmirësojnë cilësinë e jetës së grave me kancer gjiri në Shqipëri.