EUROPA DONNA mban kursin e parë të trajnimit të Kancerit Metastaik të Gjirit

EUROPA DONNA mban kursin e parë të trajnimit të Kancerit Metastaik të Gjirit


EUROPA DONNA – Koalicioni Europian i Kancerit të Gjirit mbajti kursin e saj të parë të Trajnimit të Advokimit, i dedikuar posaçërisht për gratë që jetojnë me kancer të gjirit metastatik (MBC) për të mësuar më shumë, si dhe strategjinë për të mbrojtur gratë e tjera me këtë sëmundje. Ky kurs mblodhi 37 advokues të MBC nga 26 vende anëtare të Aleancës në Milano, Itali, gjatë datave 28-30 shtator. Pjesëmarrësit u përzgjodhën bazuar në përvojën e tyre të advokimit në vendet e tyre.

Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit Evropian të Kancerit të Gjirit- EUROPA DONNA, Susan Knox, u shpreh duke thënë:

“Advokimi i kancerit të gjirit metastatik do të thotë të ndikosh në politikë, në legjislacion dhe të qëndrosh për dhe me gratë me MBC, për të siguruar që ata të marrin shërbimet për të cilat kanë të drejtë. Koalicioni ynë po punon vazhdimisht për të përmirësuar shërbimet për gratë me MBC në të gjitha vendet evropiane. Ne mendojmë se ka nevojë të sjellim së bashku advokues nga e gjithë Evropa për të mësuar se si të avancohen pesë fushat kyçe ku është i nevojshëm advokimi për MBC: njohja, informimi, qasja në trajtimin më të mirë, mbështetja, regjistrat dhe grumbullimi i të dhënave “.

Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit dëgjuan për trajtimet më të fundit në kancerin e gjirit dhe hulumtimet, përfshirë dhe “Biosimilarët”.

Zëvendës Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës, Karen Benn, dha një pasqyrë të të drejtave të pacientëve të kancerit të gjirit që kthehen në punë, duke mbuluar legjislacionin e BE-së mbi diskriminimin dhe situatën e vendit individual.

Gjithashtu, për herë të pestë, EUROPA DONNA mbajti “Advocacy Leader Conference” ku përfaqësuesit e 47 vendeve evropiane të këtij koalicioni ishin të pranishme në këtë konferencë, ku u zgjodhën dhe anëtarët e rinj të bordit ekzekutiv të Koalicionit Evropian të Kancerit të Gjirit-EUROPA DONNA.