October 08, 2018 Të (MOS) humbësh luftën me kancerin
Zëri dhe puna e Rita Bocaj do të vazhdojë të dëgjohet, për të ndryshuar realitetin e grave me kancer gjiri në Shqipëri.
Rita ishte një nga gratë dhe anëtarët më aktive të Europa Donna Albania. E gatshme për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e saj për çdo iniciative që kishte në qendër gruan me kancer gjiri, në këtë vend, Rita nuk ngurroi asnjëherë të ‘bërtasë’ më të madhe shqetësimet e tyre deri në media.
Për ironi të fatit dhe pse luftoi shumë ajo nuk ia doli dot. Lindur me datën 20 Janar 1965, Rita jetoi dhe shijoi çdo moment, duke luftuar deri në fund.
Rita Bocaj ndërroi jetë me 18.04.2018
Rita Bocaj, 1965-2018