October 13, 2021 Europa Donna Albania dhuron proteza për gratë me kancer gjiri tek Onkologjiku në QSUT
Europa Donna Albania në bashkëpunim me “ABC Breast Care” në Gjermani kanë bërë të mundur donacionin e 71 protezave dhe recipetave adekuate për gratë me kancer gjiri në Onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Europa Donna Albania dhe ‘ABC Breast Care’ prej kohësh tentonin të bënin të mundur këtë donacion, i cili më në fund u realizua.
Një pjesë e protezave – që janë shumë cilësore që kanë ardhur si donacion nga kompania gjermano-amerikane – iu dhuruan dje Onkologjikut, ndërkohë pjesa tjetër po i jepen pacienteve që janë anëtare pranë organizatës sonë!