October 10, 2021 Lot emocione dhe garë për të prekurit me kancer gjiri, EDA mban aktivitetin e “Race for the Cure 2”
“Race for the Cure Albania” u rikthye në edicionin e saj të dytë në “Tetorin Rozë” në një aktivitet simbolik për shkak të rrethanave të kushtëzuara prej pandemisë së COVID-19.
“Race for the Cure” (Gara për Kurën) është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Europë, ku të mbijetuara të kancerit të gjirit, vajza e gra që e po e luftojnë këtë sëmundje, miq, familjarë e kolegë bashkohen për të festuar për jetën dhe për të nderuar ata që kemi humbur për shkak të kësaj sëmundjeje.
Falënderojmë partnerët mbështetës, stafin mjekësor të Onkologjikut , Zv.Ministren e Shëndetësisë Znj. Eugena Tomini anëtarët e organizatës, pacientë e vullnetarë të cilët janë pranë kauzës sonë jo vetëm gjatë Tetorit Rozë.
Dr. Sotirq Senjo doli i pari në “Garën për Kurën”!
Fotot mund t`i shihni në linkun e mëposhtëm: