October 24, 2018 Europa Donna Albania përzgjidhet nga “Forumi Europian i Pacientëve”
Europa Donna Albania është përzgjedhur mes 70 aplikantëve për të qenë pjesë e modulit të trajnimit për ‘Fuqizimin e Lidershipit dhe Qeverisjes pozitive”. Ky modul ka si qëllim forcimin e organizatave të pacientëve, për të fuqizuar aftësitë e ‘Leadership-it”.
Mes 70 aplikuesve janë përzgjedhur vetëm 24, ku ndër to është dhe Europa Donna Albania dhe do të përfaqësohet nga drejtuesja e kësaj organizate, Donjeta Zeqa.
Ky modul është parashikuar në tre etapa. Etapa e parë është mbyllur në datën 23 prill, ku ishte dhe ‘ballafaqimi’ i parë mes të përzgjedhurve. Ky takim u zhvillua online dhe u bë me dije nga ana e EPF se se çfarë kanë për detyrë të përzgjedhurit të bëjnë si dhe u prezantuan pikat kryesore të këtij moduli. Ky takim “online” ishte i pari për të vazhduar më pas me takimet “face to face” në Maj dhe në Tetor.
Çfarë është EPF?
EPF është organizata ombrellë e organizatave evropiane të pacientëve, aktive në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik dhe advokimit për një shëndet më të mirë.
Forumi i Pacientëve Europian, i njohur gjërësisht si EPF, është një organizatë jofitimprurëse dhe e pavarur joqeveritare me bazë në Bruksel, Belgjikë.
Ajo u krijua në vitin 2003 për t’u bërë zëri i fortë dhe i bashkuar i pacientëve për të të vendosur pacientët në qendër të politikës dhe programeve të kujdesit shëndetësor të BE-së.