April 11, 2020 I ka mbijetuar kancerit të gjirit dhe u prek me COVID-19, Rita Wilson ndan mesazhin domethënës pas rikuperimit nga koronavirusi
Aktorja reflektoi në arritjet në jetën e saj që “nuk do ishte e mundur pa një shëndet të mirë.”
Rita Wilson dhe bashkëshorti i saj Tom Hanks ishin ndër të parët – të famshëm – që u prekën me koronavirus. Tre javë më vonë, Wilson ka shprehur mirënjohjen që ndjen për shëndetin e saj, pasi u shërua nga koronavirusi.
Aktorja zgjodhi datën – 29 mars- si një “kohën e lumturisë së madhe” në jetën e saj.
“Unë isha në Broadway duke luajtur me Larry David me lojën e tij Fish in the Dark oara se të zbuloja se isha diagnostikuar me kancer gjiri,”- shkroi aktorja.
Këtë vit, kjo datë shënon pesë vite të qenit pa kancer pas një mastektomie të dyfishtë për Wilson:
“Unë jam shumë mirënjohëse për shëndetin tim, për mjekët, infermierët, miqtë dhe familjen që më mbështetën gjatë kësaj kohe.”
Aktorja ndau po ashtu ngjarje të shënuara në këtë datë dhe arritjet e saj në karrierë – si yllin në Hollywood Walk of Fame apo linçimin e albumit Halfway – por vuri theksin se asnjë prej këtyre arritjeve nuk do të ishte e mundur pa shëndetin e saj.
“Kështu që sot, 29 mars, unë po festoj bukurinë e kësaj jete, bekimet që Zoti më ka dhënë dhe shëndetin tim të mirë, edhe tani si një e mbijetuar e COVID-19.”
View this post on Instagram