October 24, 2018 Konferenca e Kancerit të Gjirit në Milano
Në datën 24 shtator 2016, në Milano u zhvillua Konferenca e 4-të për Kancerin e Gjirit me pjesëmarrjen e 65 grave nga 35 vende të ndryshme të Evropës. Në këtë konferencë e ftuar ishte dhe “Europa Donna Albania”, që përfaqësohej nga drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Donjeta Zeqa.
Gjithashtu, Europa Donna Albania kishte ftuar edhe pacienten Eva Riska, e cila ka një histori suksesi me kancerin e gjirit.
Olivia Pagani, Doktoreshë e Shkencave në “Institutin Onkologjik të Jugut në Zvicër” (IOSI), paraqiti të dhënat më të fundit të rezultateve të reja të kërkimeve shkencore për kancerin e gjirit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Ndër të tjera, në këtë konferencë u diskutua dhe u vendos theksi në komunikimin që doktorët, familjarët dhe gjithë shoqëria përreth duhet të ketë me pacientët të cilët përballën me këtë sëmundje.
Një diskutim i veçantë ju kushtua dhe grave të cilat janë diagnostikuar me kancer gjiri dhe kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje. Në fund të ditës u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian të Kancerit të Gjirit, të cilët zgjodhën bordin e ri drejtues.
Donjeta Zeqa, drejtoresha ekzekutive e organizatës Europa Donna Albania, është shprehur se konferenca ishte e shkëlqyer dhe shkëmbimi i eksperiencave me vendet e tjera evropiane është mjaft i vlefshëm për organizatën dhe pacientët.
“Një privilegj dhe eksperiencë e vyer për mua dhe Europa Donna Albania. Konferenca ishte e shkëlqyer dhe ne takuam advokues nga gjithë Evropa, të cilët ishim mbledhur për të mësuar më shumë rreth kërkimeve të fundit shkencore. Dy veta udhëtuam nga Shqipëria drejt Milanos për të përfaqësuar vendin tonë në këtë konferencë,” tregon Zeqa.