Limfodrenazh falas gjatë muajit tetor, përfitimet dhe reagimet e pacienteve

Limfodrenazh falas gjatë muajit tetor, përfitimet dhe reagimet e pacienteve


Gjatë muajit tetor Art Laser Clinic ofroi seanca limfodrenazhi falas për anëtarët e Europa Donna Albania që kanë kryer mastektomi (kirurgjia e kancerit të gjirit).

Drenazhi limfatik manual apo limfodrenazhi është një terapi manuale e krijuar për të lehtësuar qarkullimin limfatik. Limfodrenazhi është një teknikë speciale. Ai përdor lëvizje vërtet shumë delikate mbi lëkurë duke nxitur rrjedhjen e limfës nga indet e prekura. Në ndryshim nga masazhet e tjera trajtuese, lëvizjet e përdorura janë shumë të lehta. Në fakt, shumica e njerëzve habiten sesi mund të ketë kaq efekt, për shkak se lëvizjet që ndjenjë janë gati përkëdhelëse. Kjo përbën një avantazh në mastektomi, sepse askush nuk pëlqen lëvizjet me presion të lartë në zonën e operuar.

Art Laser Clinic ofroi seanca të plota për gratë që kishin kryer kirurgji të kancerit të gjirit, duke përmirësuar lëvizjet e pacienteve.  Njëra nga pacientet që kishte përfituar falas këto seanca terapie të cilat ndikojnë në lehtësimin e qarkullimit limfatik u shpreh shumë e kënaqur dhe duke qene një ish mjeke e kuptonte fare mirë efektin që jep limfodrenazhi.

“Kam gjetur një ambient shumë të përshtatshëm dhe vajzat e stafit.. .nuk di çfarë fjale të gjej t`i përshkruaj janë aq të kujdesshme dhe tepër profesionale. Ua sugjeroj të gjitha grave që kanë kryer mastektomi dhe kanë probleme të bëjnë limfodrenazh sepse është mënyra më e mirë për të përmirësuar qarkullimin limfatik”, theksoi njëra nga pacientet.

Një tjetër paciente, me një rasti i saj pak më problematik , tha se ka filluar të ndjeje përmirësime dhe se ishte mjaft  e kënaqur për mundësinë që i ishte dhënë.

Në bisedën që patëm dhe me Doktoreshë Xhensila Frashërin, kuptuam se sa rëndësi ka limfodrenazhi në përmirëimin e cilësisë së jetës së grave që kryejnë mastektomi.