08 Oct Maturantët e “Shkollës Profesionale në Kamëz” takim me mamatë për kancerin e gjirit
Maturantet e “Shkollës Profesionale në Kamëz” organizuan në tetor një aktivitet mbresëlënës. Në këtë aktivitet kishin ftuar mamatë e tyre dhe drejtuesen e organizatës “Europa Donna Albania”, Donjeta Zeqën.
Vajzat e vitit të katërt kishin përgatitur material informuese për kancerin e gjirit, kishin zhvilluar intervista në qendër të Tiranës si dhe bënë prezantimet e tyre para prindërve.
Duke qenë se në përiferi gratë janë më të predispozuara për të lënë vetën pas dore, Drejtuesja e “Europa Donna Albania” iu drejtua grave të pranishme që të jenë më të kujdesshme të kenë veten e tyre në vend të parë. Zeqa rrëfeu dhe historinë e saj familjare dhe ftoi të gjitha gratë të duan më shumë veten dhe shëndetin e tyre.
“Nëse ju nuk jeni mirë dhe të shëndetshme nuk do jenë mirë as familjarët tuaj. Ata nuk duan të ju humbasin”, përfundoi fjalimin Donjeta.
Takimi u kthye në një bashkëbisedim shumë të vyeshëm për të shkëmbyer informacione dhe eksperienca dhe u mbyll shumë bukur me fjalinë e njërës nga gratë të pranishme:
“Deri më sot nuk kam bërë asnjë kontroll, por ju premtoj që kjo do jetë gjëja e parë që do bëj nesër.”