Maji, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e fshikëzës: Faktorët e riskut dhe simptomat

Maji, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e fshikëzës: Faktorët e riskut dhe simptomat

Kanceri i fshikëzës së urinës është lloji i dhjetë më i zakonshëm i kancerit që ndodh në botë. Mbi 500,000 raste të reja janë diagnostikuar në vitin 2018, me pak më shumë se 200 000 raste të vdekjes të shkaktuara nga karcinoma e fshikëzës së urinës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, shanset që meshkujt të kenë kancer të fshikëzës është rreth 1 në 27. Shumica e rasteve të kancerit të fshikëzës ndodhin edhe te njerëzit që janë më të vjetër se 55 vjeç. Por këto shifra nuk kapin – dhe nuk synojnë të kapin – pamjen e plotë të sëmundjes.

Liz ishte vetëm 40 vjeç kur mësoi se kishte kancer të fshikëzës në fazën e 3-të. Për shkak se ajo nuk i përshtatej profilit tipik të pacientëve me kancer të fshikëzës, ajo u diagnostikua gabimisht për disa vite.

“Kanceri i fshikëzës nuk diskriminon, dhe mund dhe i ndodh kujtdo,” ndau Liz në një blog në lidhje me historinë e saj dhe punën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Mesazhi i saj është një mesazh i rëndësishëm për t’u ndarë gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e fshikëzës.

“Bëni kërkimet tuaja. Bëni pyetjet e vështira. Edukoni veten për kushtet tuaja. Jini të vetëdijshëm për atë që mund të presë përpara, në mënyrë që të jeni më të përgatitur për t’u marrë me të.”

— Liz, e mbijetuar dhe avokate e kancerit të fshikëzës

Çfarë është kanceri i fshikëzës?

Kanceri i fshikëzës ndodh kur qelizat në fshikëz – si qelizat në pjesë të tjera të trupit tuaj – rriten dhe ndahen. Nëse një qelizë normale mbledh shumë gabime gjenetike, ajo mund të kthehet në një qelizë kancerogjene. Ndërsa qeliza e kancerit rritet dhe ndahet, ajo do të fillojë të formojë një tumor. Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje ose të ndikojë në funksionimin e fshikëzës suaj. Në Shqipëri, nuk flitet shumë për kancerin e fshikëzes dhe me këtë material synojmë të informojmë dhe të ndërgjegjësojmë opinionin publik mbi rreziqet, faktorët që ndikojnë si dhe simptomat.

Faktorët e rrezikut për kancerin e fshikëzës përfshijnë:

– Një histori familjare e kancerit të fshikëzës
-Defekte të lindjes në fshikëz ose në traktin urinar
-Një histori e pirjes së duhanit
-Ekspozimi ndaj kimikateve në punë ose në mjedis
-Irritimi i fshikëzës urinare i shkaktuar nga faktorë të tillë si gurët në veshka dhe fshikëza ose inflamacioni dhe infeksionet

Shenjat & Simptomat

Disa simptoma të zakonshme të kancerit të fshikëzës përfshijnë:

Gjak në urinën tuaj

Dhimbje kur urinoni

Urinoni më shpesh se zakonisht

Këto simptoma mund të jenë gjithashtu shenja të problemeve të fshikëzës që nuk janë kancerogjene. Nëse keni këto simptoma, sigurohuni që të takoheni me mjekun tuaj të familjes.

Burimet dhe mbështetja e kancerit të fshikëzës

Nëse jetoni me kancer të fshikëzës apo keni dikë në familje me kancer të fshikëzës, ka një shumëllojshmëri burimesh për të ndihmuar në lehtësimin e kësaj barre:

  • Gjeni më shumë informacion rreth kancerit të fshikëzës, duke përfshirë opsionet e trajtimit, planifikimin e kujdesit për mbijetesën dhe mbështetjen e kujdestarit. Duhet të jeni të kujdesshëm me burimet, kërkoni gjithmonë në faqet e dedikuara rreth kësaj tematike).
    • P.sh., një nga burimet më të sigurta është Koalicioni Botëror i Pacientëve me Kancerin e Vezikës* urinare (WBCPC). Ky koalicion u krijua në janar të vitit 2019 nga një grup avokatësh të përkushtuar për pacientët nga tre organizata kryesore kombëtare të kancerit të fshikëzës urinare që panë nevojën për një koalicion global të kancerit të fshikëzës. Ky koalicion tani bashkon 11 organizata pacientësh nga katër kontinente.

*Shpjegim: Vezikë është termi mjekësor për fshikëz.

Kanceri i fshikëzës së urinës paraqet rritjen jo normale të qelizave në mukozën e fshikëzës. Dallojmë tre lloje më të zakonshme të kancerit të fshikëzës:

  • Kanceri urotelial – i njohur edhe si kanceri i epitelit transicional, i cili zhvillohet në qelizat e mukozës së fshikëzës së urinës. Ky është lloji dukshëm më i shpesh dhe shfaqet në 90% të rasteve të kancerit të fshikëzës së urinës.
  • Karcinoma me qeliza skuamoze– formohet nga qelizat skuamoze, gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës. Shfaqet në 4% të rasteve.
  • Adenokarcinoma – formohet gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës, këtë herë nga qelizat glandulare (të gjëndrës). Shfaqet në 2% të rasteve.

Dallimet gjinore

Edhe pse tre të katërtat e rasteve të kancerit të fshikëzës ndodhin tek burrat, gratë shpesh diagnostikohen me kancer të fshikëzës vetëm në fazën e përparuar (faza III-IV) (5). Kjo mund të jetë për shkak të faktit se simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës së urinës shpesh zëvendësohen nga simptomat e infeksionit të fshikëzës së urinës, të cilat janë më të zakonshme tek gratë.

Tek diagnoza e kancerit të fshikëzës në fazën IV, shkalla e mbijetesës pesë-vjeçare për gratë është 15% krahasuar me 27% për burrat. Esencialisht, gratë kanë një shkallë mbijetese pesë-vjeçare më të ulët krahasuar me burrat në të gjitha fazat e sëmundjes. Kjo tregon se ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin për simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës, veçanërisht te gratë.

Shpresa për të ardhmen

Investimet e vazhdueshme në hulumtime në fushën e biologjisë së tumorit si dhe zhvillimi dhe aplikimi i imunoterapisë kundër kancerit ka sjellë shpresë dhe perspektivë të re për një numër të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i fshikëzës urinare. Pas 30 vjetësh pa kurrfarë inovacioni, shpresojmë që kombinimet e mundësive të reja të trajtimit të përmirësojnë jetën e pacientëve me kancer të fshikëzës së urinës.