RADIOTERAPIA NË KOHË KRIZASH – Presidenca e Shoqatës Europiane të Radioterapisë Onkologjike (ESTRO)

RADIOTERAPIA NË KOHË KRIZASH – Presidenca e Shoqatës Europiane të Radioterapisë Onkologjike (ESTRO)

Përshtati në shqip Dr. Orges SPAHIU,
Përgjegjës i Njësisë së Radioterapisë – QSUT “Nënë Tereza”

Shumë qendra të Radioterapisë nëpër botë janë përballur me pandeminë e Covid-19. Kjo ka çuar në një situatë të paparashikuar dhe duke kërkuar ndërmarrjen e masave shtrënguese. Disa prej këtyre masave janë aplikuar për qendra apo spitale dhe disa  janë të aplikueshme për pacientët dhe për punonjësit e spitalit. Më poshtë diskutohen një sërë çështjesh të ngritura nga pacientët e radioterapisë, duke konsideruar rolin tonë si Onko-Radioterapeut dhe deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe qëllimin tonë  për “ndalimin, mbajtjen në kontroll,  vonesën dhe  reduktimin e impaktit të virusit me çdo kusht.  Si President i ESTRO_s dëshiroj t’ju parashtroj disa konsiderata mbi këtë situatë.

A duhet të gjithë pacientët e rinj të fillojnë trajtimin apo duhet të shtyhet trajtimi?

Për një pacient me kancer të prostatës ose karcinomë bazocelulare të lëkurës përgjigja mund të jetë e thjeshtë, por si mund të veprohet me pacientët me stad të III të kancerit pulmonar apo kokë-qafës?

Kur një pacient ka filluar trajtimin me Radioterapi, ne gjithmonë shmangim ndërprerjet e trajtimit dhe rritjen e kohës së përgjithshme të trajtimit. Natyrisht kompensojmë ndërprerjen e mundshme të trajtimit (si psh. për shkak të defekteve të paisjeve) duke skeduluar seancat në ditë shtesë ose përshtasim regjimin e trajtimit  duke siguruar  që pacienti merr dozën e rekomanduar brenda një kohe të pranueshme.

Në situatën aktuale të shpërthimit të koronavirusit – Covid 19 ne përballemi me rreziqe si: 

  • Infektimin e një pacienti gjatë trajtimit dhe ndërprerja e trajtimit;
  • Infektimin i personelit të Radioterapisë  duke mos qenë në gjendje të punojë, si rrjedhojë bërjen të pamundur dhe anullimin e trajtimit të një grupi të gjerë pacientësh; 
  • Një pjesë e personelit të Radioterapisë mund t’i kërkohet të punojë në zona të tjera të spitalit (psh. në departamentin e Radiologjisë, etj.)

Çfarë duhet të bëjmë nëse një pacient nën trajtim infektohet? A duhet të ndalohet/ndërpritet trajtimi, pacienti të trajtohet i izoluar, apo duhet që Radioterapia te përfundojë sa më shpejt?

Së pari duhet marrë në konsideratë rregullorja e autoritetit shëndetësor vendor. Është një risk i madh infektimi për pacientët e tjerë dhe personelin. Kështu që trajtimi  në një aparat të veçantë, me hyrje të veçuara dhe staf të dedikuar duke përdorur mbrojtje të plotë  dhe duke mos u përfshirë në trajtimin e pacientëve të tjerë mund të jetë e nevojshme por jo lehtësisht e arritshme. Duhet konsideruar gjithashtu kompleksiteti i lëvizjes së një pacienti nga një seksion me Covid në Departamentin e Radioterapisë Onkologjike në kushtet e spitalit tashmë të mbingarkuar. 

Një pacienti të infektuar asimptomatik i kërkohet të qëndrojë në shtëpi, pa kontakte sociale; Është e vështirë të mendosh që një pacient ambulator të vijë në qendrat e Radioterapisë kur është i infektuar, edhe në rast se ky është asimptomatik.

 Për më tepër , kush janë rreziqet  e vazhdimit të programit të trajtimit me Radioterapi për një pacient që infektohet gjatë trajtimit? 

Për momentin nuk ka informacion shkencor të disponueshëm. Veçanërisht për pacientët me imunitet të kompromentuar infeksioni Covid mund të shoqërohet  me risk të lartë vdekshmërie. Në konsideratë të veçantë duhen marrë pacientët me tumore intratorakale.

Në rast kur Radioterapia ndërpritet dhe pacienti mund të rifillojë trajtimin, si duhet të përshtatet (rregullohet) doza?

Këto do të jenë vendime tepër individuale. Studimi i bërë nga Gay et al. që vlerëson impaktin e stuhisë Maria në Puerto Rico në vitin 2017 na siguron disa linja udhëzuese se si të menaxhojmë ndërprerjet e trajtimit për vendndodhjet e zakonshme të sëmundjes (Practical Radiation Oncology (2019) 9, 305-321).

Çfarë të bëjmë kur numri i stafit të Radioterapisë bëhet kritik? 

Përpara se kjo të ndodhë, duhen bërë përpjekje për të reduktuar shansin e infektimit apo përhapjes së virusit, duke marrë gjithmonë në konsideratë rregulloren e disponueshme nga autoritetet vendore. I gjithë personeli mund të punojë nga shtëpia pa ndikuart në cilësinë e trajtimit nëse kjo është e mundur.

Prezent duhet të jetë një numër minimal i anëtarëve të stafit në mënyrë që të reduktohet rreziku i infektimit me qëllim që të ketë një grup tjetër  të gatshëm në shtëpi. Me reduktimin e aktivitetit kirurgjikal si rrjedhojë e kufizimeve të shtretërve në dhomën e reanimimit, pjesëmarrja në bordet multidisiplinare të tumoreve është mjaft e rëndësishme. Për të reduktuar rrezikun e infektimit numri i pacientëve duhet kufizuar me patjetër dhe duhet të përdoren zgjidhje alternaltive aty ku është e mundur si telemedicina etj.  

Departamentet duhet të konsiderojnë zhvillimin e  skenarëve paraprakë se si duhet të menaxjojnë shkurtimin e stafit. Çfare ndodh nëse 10% e forcës së punës është e sëmurë, apo edhe një e treta ose gjysma e tyre? 

Departamentet duhet të frenojnë trajtimet më komplekse dhe të pranojnë teknikat më standarte. Mund të jetë e nevojshme të japin skema të hipofraksionimit në grupe të mëdha pacientësh.

Në nivel rajonal dhe kombëtar departamentet duhet të informojnë njëri-tjetrin për zhvillimet. Gjithashtu duhet shmangur  transferimi i personelit ndërmjet spitaleve (shërbimeve) me qëllim reduktimin e riskut të shpërndarjes së virusit pasi eventualisht mund të nevojitet ndarja ose shkëmbimi i personelit për të siguruar trajtimitn e gjithë pacientëve në mënyrë të sigurtë dhe në kohë.

Megjithëse fazat e shpërthimit të Covid_it mund të ndryshojnë dhe situatat janë specifike për vende të ndryshme, dhe evidencat shkencore mungojnë, disa këshilla të përgjithshme mund të jenë këto:

  • Në këto kohë krizash, për pacientët që pritet të mos vuajnë nga vonesa, Radioterapia duhet të shtyhet;
  • Nëse një pacient është pozitiv ose i dyshuar  me COVID-19 , konsideroni seriozisht ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit për të reduktuar riskun e infektimit të tjerëve dhe për të reduktuar riskun e zhvillimit të infeksionit, i cili mund të bëhet dhe më i rrezikshëm;
  • Të ketë  sa më pak njerëz të jetë e mundur në departamente në çdo kohë;
  • Bashkëpunoni me departamentet rajonale duke shkëmbyer personelin nëse e nevojshme.

Së fundi, dëshirojmë të theksojmë se ky nuk është një dokument shkencor, marrë parasysh mungesën e evidencave mbi këtë temë. Të tjerë dokumente më specifike dhe të bazuara në evidenca shkencore do të vihen në dispozicion nga ekspertë për vendndodhje të ndryshme të sëmundjes. Të gjitha kontributet mund të jenë sigurisht mjaft të dobishme për të gjithë komunitetin e Radioterapisë që të perballojë këtë skenar të pazakontë dhe shumë të vështirë.

Dëshirojmë për të gjithë punonjësit e fushës tonë forcë dhe mençuri për ta mposhtur këtë krizë.

Nga numri i fundit i revistës Europa Donna Albania, të cilën mund ta lexoni në linkun: Shfletoni revistën