October 24, 2018 “Pedalo për jetën” të rinjtë sensibilizojnë për kancerin e gjirit
“Pedalo për Jetën” ishte mesazhi që të rinjtë përcollën për të sensibilizuar për kancerin e gjirit, aktivitet i organizuar nga Europa Donna Albania. Gazetarë e studentë dhanë mesazhin se të bësh një jetë aktive ndihmon në reduktimin e kancerit të gjirit. Për të parandaluar kancerin e gjirit një rol të rëndësishëm luan sistemi imunitar, që zë një vend po kaq të rëndësishëm tek kërkimet shkencore.
Stili i jetës dhe faktorët e lidhur me stresin përbëjnë një rëndësi në rritje sa i përket riskut për t`u prekur nga kanceri i gjirit. Për një shëndet të mirë duhet bërë aktivitet fizik i rregullt, sepse ndihmon duke ulur mundësinë e prekjes nga tumoret deri në 38 %. Të rinjtë pedaluan në qendër të Tiranës duke përcjellë mesazhin se duke bërë një jetë aktive dhe praktikimi i sporteve forcon imunitetin dhe ndikon në uljen prekjes së tumoreve.
Europa Donna Albania po bën sensibilizim intensiv për gratë e sëmura me kancer edhe në muaj të tjerë dhe jo vetëm në tetor që është dhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën. Donjeta Zeqa, drejtoresha e organizatës “Europa Donna Albania” u shpreh se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë.