Kanceri dhe seksualiteti, udhëzimet e onkologëve të SHBA

Kanceri dhe seksualiteti, udhëzimet e onkologëve të SHBA

Foto ilustruese, marrë në Internet

 

Për të ndihmuar pacientët dhe mjekët të përballen me pasojat që kanë terapitë e kancerit në sferën seksuale, Asco ka publikuar rekomandimet e tij:
Në plan të parë është dialogu i hapur dhe psikoterapia, por edhe trajtimet farmakologjike kundër dhimbjes.

Mara Magistroni e Tiziana Moriconi

Kanceri e ndryshon jetën në çdo këndvështrim: ndryshon mënyrën e përqasjes me njerëzit dhe gjërat, ndryshon zakonet e tyre dhe shkakton ndryshime fizike. Të përzierat, të vjellat, dhimbja, lodhja, gjithashtu dhe depresioni ndikojnë shumë në dëshirën seksuale, duke i bërë ndonjëherë të pamundura marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, shumica e pacienteve e kanë të vështirë të flasin me mjekun e tyre lidhur me problemet që kanë të bëjnë me seksin dhe po aq shpesh vetë mjekët e lënë pas dore atë që është një aspekt themelor në trajtim. Në mënyrë që mjekët të vendosen në kushtet për të ndihmuar pacientët me kancer që kanë probleme seksuale, të cilat tumori dhe terapitë sjellin në mënyrë të pashmangshme, Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (Asco) ka hartuar udhëzimet e saj.

Rekomandimet e botuara në “Journal of Clinical Oncology” janë hartuar nga grupe ekspertësh duke filluar nga ato ekzistuese të “Cancer Care Ontario” (ÇO) 2016, bazuar në një analizë të gjerë të literaturës së industrisë dhe në evidencën klinike më solide. Ne i raportojmë ato më poshtë:

  1. Bisedoni rreth problemeve të mundshme seksuale para terapisë
    Ekspertët e Asco këshillojnë onkologët që të fillojnë të flasin për implikime e jetës seksuale tek pacienti që nga momenti i diagnozës, pra pavarësisht nga ekzistenca e një problemi, për të vazhduar më pas konfrontimin gjatë trajtimit dhe gjatë folloë-up-it. Diskutimi duhet të marrë parasysh nivelin e shkollimit, kulturës dhe besimeve fetare si edhe orientimit seksual. Partneri i pacientit mund të përfshihet në diskutim vetëm nëse ai është i interesuar ta dëshirojë atë. Dokumenti i ri prek aspektet e ndryshme të jetës seksuale të një pacienti me kancer, duke marrë parasysh natyrisht dallimin midis problemeve femërore dhe mashkullore. Përsa i përket grave, në veçanti, ka shumë aspekte për t’u marrë parasysh në lidhje me llojin e çrregullimit, llojin e kancerit dhe terapive.
    Të luftosh kundër rënies së dëshirës
    Për çrregullimet e dëshirës, eksitimit dhe arritjes së orgazmës, ekspertët e Asco, në plan të parë ju rekomandojnë kolegëve t’u ofrojnë pacientëve një konsultim psiko-social dhe psiko-seksual. Stimulimi i rregullt (për shembull nëpërmjet autoerotizmit) gjithashtu rekomandohet dhe mund të jetë i dobishëm. Terapitë farmakologjike (për shembull me flibanserin, të ashtuquajturat “viagra rozë”) duhet të vlerësohen me kujdes, sepse nuk ka shumë të dhëna për raportin e rrezikut apo përfitimeve te pacientët që kanë pasur një histori kanceri apo kanë ndjekur një terapi për të bllokuar hormonet si pasojë e tumorit.
    3.Përpjekja për të për të pranuar imazhin e trupit tuaj
    Terapia psikologjike, është rruga e duhur që duhet ndjekur për të ndryshuar trupin, i cili ka një ndikim në aftësinë për të krijuar marrëdhënie emocionale dhe për të hyrë në intimitet me partnerin, edhe kur një partner është i pranishëm dhe pacienti e dëshiron atë. Tema duhet të diskutohet edhe para fillimit të terapive, posaçërisht për të nisur rrugën e pranimit të vetvetes. Gratë që vuajnë nga depresionit ose që kanë vështirësi të pranojnë imazhin e trupit të tyre para kancerit, janë veçanërisht të rrezikuara.
    4.Trajtimi i mosfunksionit seksual
    Tumori dhe terapitë për trajtimin e tij gjithashtu mund të shkaktojnë probleme fizike, të cilat mund të rezultojnë në pamundësinë për të ndjerë kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale , ose shpesh mund të shkaktojnë dhe dhimbje. Mjekët duhet të kontrollojnë pacientët për të përcaktuar nëse ka probleme të tilla dhe të ofrojnë zgjidhje të mundshme, mundësisht me ndihmën e një gjinekologu.
    5.Trajtimi i çrregullimeve ‘vasomotore’
    Terapitë sistematike hormonale janë më efektive për gratë me probleme vasomotore. Ndërsa për ato që janë me kancer gjiri nuk janë aq efektive. Gratë me kancer gjirit me hormone jo të ndjeshme, mund të vlerësohen për një balancë të rreziqeve dhe përfitimeve pas menopauzës. Nëse nuk është efektive, për gratë që kanë pësuar një histerektomi, rekomandohet terapia me estrogjen nëpërmjet gojës, lëkurës ose vaginës. Përdorimi i terapisë hormonale sistemike nuk është domosdoshmërisht i kundër-ndikuar tek gratë me lloje të tjera të tumoreve të ndjeshme ndaj hormoneve, të tilla si tumori endometrium dhe tumor ii vezoreve. Mjekët duhet të diskutojnë me gratë qasjet e ndryshme, përfshirë edhe ato të mjekësisë së integruar, duke identifikuar rreziqet dhe përfitimet.
    6.Trajtimi i dhimbjes vaginale ose vulvare
    Për problemet atrofike, si thatësia e vaginës apo vulvës, lubrifikuesit dhe hidratuesit të cilët duhen aplikuar vazhdimisht 3-5 herë në javë, mund të provohen si zgjidhja e parë. Për pacientët që nuk kanë efekt nga këto trajtime apo që kanë simptoma më serioze, ekzistojnë produkte me doza të ulëta estrogjeni të cilat duhet të rishikohen me vëmendje tek gratë që janë diagnostikuar me kancer gjiri, për të diskutuar me mjekun rreziqet dhe përfitimet. Por ekspertët e Asco nënvizojnë se për farmaci të ndryshme nuk ekzistojnë të dhëna të qarta që mund të lejojnë një vlerësim serioz, për të cilat pacientët duhet të vihen në dijeni. Kontraktimi i jo-vullnetshëm i muskujve të vaginës gjatë një akti seksual, stenoza vaginale, ose më saktë tkurrja apo humbja e fleksibilitetit të vaginës, janë problematika të tjera të pranishme tek pacientët që ndjekin kurën kundër tumorit. Mund të jenë kushte shumë të dhimbshme, por mund të të lehtësohen përmes ushtrimeve fizioterapike për legenin ose muret e holla vaginale. Ekspertët e Ascos theksojnë se nëse është e nevojshme, mund të nisësh më pas një terapi kundra dhimbjes. Në raste të tilla dhimbjeje të vazhdueshme mund të konsiderohet edhe anestezia e pjesshme.

Përshtati në shqip: Fatjana Kazani