Triathlon Labeat: Gara për Kancerin e Gjirit

Triathlon Labeat: Gara për Kancerin e Gjirit

Ditën e djeshme, në qytetin e bukur të Shkodrës, në Shirokë, u zhvillua “Triathlon Labeat” me temën ‘Race on, Race Pink’.

Këtë vit, kjo ngjarje iu dedikua  Kancerit të Gjirit, dhe organizatorët zgjodhën të bashkëpunojnë me Europa Donna Albania për të mbështetur përpjekjet e saj në përfaqësimin dhe ndihmën ndaj grave me kancer të gjirit në Shqipëri.

Triathlon Albania bashkon disiplinat e notit, çiklizmit, dhe vrapimit. Kohët e tranzicionit midis secilës disiplinë janë të rëndësishme dhe llogariten në kohën totale të garës. Në total, 100 pjesëmarrës morën pjesë në garë, duke konkurrue në të tre disiplinat.

Linku për të kontribuar për kauzën e Kancerit të Gjirit është ende i hapur (deri me 10 shtator) dhe të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë për mbështetjen e “Programit Rozë” të Europa Donna Albania për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë Tetorit Rozë.

Linku: Kontribo për Kancerin e Gjirit

No Images found.