Shpresë për gratë me kancer gjiri, EDA dhuron paruke për pacientet

Europa Donna Albania organizoi me 31 tetor 2017 aktivitetin e dhurimit të parukeve. “Dhuro flokë! Fal shpresë” ishte fushata e dhurimit të flokëve që u iniciua një vit më parë nga EDA, ku shumë vajza dhuruan flokët për gratë me kancer gjiri të cilat i kanë humbur për shkak të trajtimit me medikamente të forta. …

Europa Donna Albania organizoi me 31 tetor 2017 aktivitetin e dhurimit të parukeve.

“Dhuro flokë! Fal shpresë” ishte fushata e dhurimit të flokëve që u iniciua një vit më parë nga EDA, ku shumë vajza dhuruan flokët për gratë me kancer gjiri të cilat i kanë humbur për shkak të trajtimit me medikamente të forta.

​Dhoma “Zen” e cila është dekoruar nga Europa Donna Albania e konceptuar si një dhomë pritje për pacientët, ishte ambient që priti të ftuar, pacientet dhe stafin mjekësor në aktivitetin e zhvilluar sot në Onkologjik, QSUT.

Paruket u dhuruan direkt pacienteve dhe familjarëve të tyre. Në luften e tyre të madhe ku dhe pamja luan rol të madh psikologjik, një paruke për ta ndryshoi gëzimin në fytyrat e tyre.

Book a Consultation

It’s easy and free!

Tags:

euklid

euklid