Europa Donna Albania ankesë për mungesën e Herceptines në Spitalin Onkologjik

Europa Donna Albania ankesë për mungesën e Herceptines në Spitalin Onkologjik

Aktualisht në Spitalin Onkologjik në QSUT trajtohen rreth 120 paciente me kancer gjiri, të cilat për shkak të mungesës së medikamentit në vazhdimësi nuk po trajtohen sipas protokollit.

Protokolli përcakton qartë se gratë e diagnostikuara me kancer gjiri të hershem ose metastatik që kanë rezultuar HER2+ , duhet të trajtohen me trastuzumab ( Herceptin) çdo 21 ditë për 18 cikle në kancerin e gjirit të hershem dhe deri në progresion të sëmundjes kur kanceri gjirit është metastatik. Administrimi me vonesë i barit, nga 1 javë deri në 10 ditë mund të ketë pasoja në ecurinë e sëmundjes e cila mund të progresoj më shpejt.

Europa Donna Albania ka bërë një ankesë në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Ministrinë e Shëndetësisë ku tregon qartë se kjo organizatë përfaqëson interesat e pacientëve me kancer gjiri dhe se kërkon nga këto dy institucione të rëndësishme të marrin masa për trajtimin e rregullt të pcientëve.