Përdorimi i të dhënave për të shpëtuar jetë 

Përdorimi i të dhënave për të shpëtuar jetë 

Të dhënat mbajnë premtime të mëdha për avancimin e kërkimit dhe përmirësimin e kujdesit dhe rezultateve të pacientëve me kancer gjiri. Këto të dhëna nuk janë të rëndësishme vetëm për statistika por në vendet evropiane dhe në botë, ndihmojnë të arrijnë qëllimin tonë të  përbashkët e të guximshëm të zvogëlimit të numrit aktual të vdekjeve nga kanceri i gjirit  

iniciativa të ndryshme merren nga shumë organizata dhe grupe që përfaqësojnë interesat e kategorisë së pacientëve me kancer gjiri dhe Europa Donna Albania  ka po të njëjtin qëllim dhe prej disa muajsh tashmë është angazhuar në “Transparencaën dhe ndarjen e të dhënave për gratë me kancer në gji në Shqipëri”. 

Është e rëndësishme të dihet që këto të dhëna nxisin po ashtu zbulimet shkencore dhe për të përshpejtuar ofrimin e një kujdesi të barabartë, të përqendruar te pacienti dhe për të shpëtuar jetë. 

Europa Donna Albania synon ta arrijë këtë qëllim duke:  

Fuqizuar  publikun 

Iniciativa e Komen BD4BC do të fuqizojë pacientët me kancer gjiri, advokuesit e pacientëve dhe publikun me informacionin dhe mjetet për ta bërë ndarjen e të dhënave të kuptueshme dhe të lehtë për t’u bërë. 

Adresimi i sfidave dhe vështirësive 

Përmes informacioneve, publikimeve në platformat tona dhe takimeve me epidiomologjistët dhe grupet e interesit (ku përfshihen dhe vendimmarrësit) do të adresojnë disa nga sfidat e transparencës dhe ndarjen e të dhënave të kancerit në Shqipëri.  

Në botën në zhvillim, vdekja nga kanceri është një nga problemet kryesore për njerëzimin. Edhe pse ka shumë mënyra për ta parandaluar atë para  të ndodhë, disa lloje të kancerit ende nuk kanë ndonjë trajtim. Një nga llojet më të zakonshme të kancerit është kanceri i gjirit, dhe diagnostikimi i hershëm është gjëja më e rëndësishme në trajtimin e tij. Diagnoza e saktë është një nga proceset më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të gjirit.  

Vizualizimi i të dhënave është një nga pikat kyçe për të bërë të funksionojnë hallkat në sistemin shëndetësor në bashkëpunim me të gjitha grupet e interesit!